Ndikimi i Ndërkombëtarëve Nëpërmjet Organizatave Jo-Fitimprurëse në Procesin e Zhvillimit
Qëllimi i kësaj eseje është të shqyrtojë ndikimin që kanë pasur organizatat oqeveritare/jofitimprurëse (OJQ/OJF) në procesin e demokratizimit të vendit, sikurse dhe burimet e tyre të vetme të financimit, donatorët e huaj dhe politikat e tyre në lidhje me sektorin e OJF-ve në Shqipëri. Për të paraqitur një panoramë sa më të plotë është analizuar dhe mjedisi i brendshëm i vetë këtyre organizatave sikurse dhe marrëdhëniet e tyre me njëratjetrën, me qeverinë dhe me publikun. Analiza e kryer nxjerr në pah tezën se OJF-të në Shqipëri nuk janë krijuar dhe nuk funksionojnë në një mjedis të jashtëm dhe të brendshëm demokratik dhe si rrjedhojë nuk kanë ndikuar pozitivisht në procesin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendit. Ndryshimet e bëra kanë qenë sporadike, pasi ka munguar një bashkërendim i veprimtarive të tyre për të arritur një zhvillim në rritje dhe uniform.
More...