PLATONI DHE KONSERVATIVIZMI  Cover Image

PLATONI DHE KONSERVATIVIZMI
PLATONI DHE KONSERVATIVIZMI

Author(s): Blerim Latifi
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: PLATONI ; KONSERVATIVIZMI

Summary/Abstract: Unë i takoj asaj klase njerëzish të njohur si gratë. Unë jam Grua. Dhe, jo krejt rastësisht, jam nënë. Jo shumë moti një mik imi u paraqit në skenë i freskët nga divorci. Ai ka një fëmijë, i cili është, natyrisht, me ish gruan e tij. Ai haptazi ishte duke kërkuar një grua tjetër. Mendimi për të një natë derisa po hekurosja, rastësisht më lindi idenë se edhe unë, gjithashtu, do të dëshiroja të kem një grua. Pse dua grua? Kisha dëshiruar t’i kthehem shkollës, kështu që do të mundja të jem ekonomikisht e pavarur, ta mbaja veten, dhe, nëse është nevoja, edhe ata që varen nga unë. Do të doja një grua që do të punonte dhe që mua do të ma mundësonte të shkoj në shkollë. Dhe derisa unë të jem në shkollë dua që gruaja të kujdeset për fëmijët e mi. Dua një grua që do të mbajë fillin e vizitave të caktuara te mjeku dhe dentisti për fëmijët e mi. Dhe të miat, gjithashtu. Dua grua që do të përkujdeset që fëmijët e mi të ushqehen me rregull dhe të mbahen të pastër. Dua grua që do t’i pastrojë rrobat e fëmijëve dhe do t’i arnojë ato. Dua grua që është edukatore e mirë për fëmijët e mi, që bën aranzhimet për shkollim, kujdeset që ata të kenë një jetë shoqërore adekuate me moshatarët e tyre, i dërgon në park, në kopshtin zoologjik etj. Dua grua që kujdeset për fëmijët e mi kur ata janë të sëmurë, grua që do të ketë mundësi të jetë afër kur fëmijët kanë nevojë për një kujdes të veçantë, sepse, natyrisht, unë nuk mund të mungoj nga orët e mësimit në shkollë. Gruaja ime duhet të bjerë në ujdi që të humbasë kohë nga puna, por të mos e humbasë punën. Kjo do të thotë një humbje e vogël nga rroga e gruas sime herë pas here, por ma merr mendja se do të mund ta toleroja këtë. Nuk kam nevojë të them, gruaja ime do të aranzhojë dhe do të paguajë për kujdestaren e fëmijëve në kohën që ajo është në punë-

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 04-05
  • Page Range: 018-019
  • Page Count: 2
  • Language: Albanian