Internacionalizimi i të Drejtës Kushtetuese: Klauzolat Kushtetuese të Integrimit të Shqipërisë
Çështja e raportit të normave ndërkombëtare me të drejtën e brendshme është shndërruar sot në një raport të rregulluar nga ligji themelor i shtetit, Kushtetuta. Artikulli përqendrohet në disa aspekte të këtij raporti, në vështrim aktual e të krahasuar. Me hollësi analizohet përvoja shqiptare, sistemi i ndërtuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe risitë që ka sjellë jurisprudenca kushtetuese deri më sot. Kjo bëhet e mundur përmes analizës së sistemit shqiptar të burimeve dhe të raportit midis burimeve ndërkombëtare me ato të brendshme. Në këtë analizë një vëmendje e posaçme i kushtohet analizës së sistemit shqiptar nga pikëpamja e aftësisë së tij për të siguruar të gjitha proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian; vendit të posaçëm që ka zënë Konventa Evropiane për të drejtat e Njeriut, në sistemin e burimeve të së drejtës, të sanksionuar nga Kushtetuta; si dhe qëndrimit të gjyqtarit kushtetues në çështje që kanë lidhje me këto raporte.
More...