Fireplace in the peasant dwelling of Central Albania Cover Image
  • Price 4.90 €

Vendi i zjarrit në banesën fshatare të shqipërisë së mesme
Fireplace in the peasant dwelling of Central Albania

Author(s): Ali Muka
Subject(s): Customs / Folklore, Architecture, Geography, Regional studies, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; Central Albania; peasant dwelling; fireplace;

Summary/Abstract: Në mendësinë popullore është krijuar një lidhje e ngushtë në mes të koncepteve të tilla, si: zjarri, tymi, vatra, nga njëra anë, dhe shtëpia, familja, nga ana tjetër. Të parat, veç kuptimit të ngushtë, kanë marrë edhe një kuptim të gjerë, simbolizojnë famdjen, shtëpinë ku ajo jeton. «Jemi të një zjarrmi» thuhet në popull, që do të thotë se «kemi dalë nga një shtëpi», nga një bark, nga një familje. Kjo lidhje e ngulitur thellë në traditën popullore dëshmon për rolin e rëndësinë e zjarrit në banesë, si një bashkudhëtar i përhershëm i saj. Jo rastësisht kjo dukuri ka gjetur materializim edhe në fjalë e shprehje të urta popullore, si: «Tymi e mban shtëpinë», «Shtëpia do zjarr e tym». Po ashtu, për dukuri të tilla shoqërore, si uniteti e harmonia në familje, përdor si simbol të shtëpisë e të familjes vatrën, vendin ku ndizej zjarri. («Mos të mbiftë sherri në votër»). Edhe në mallkime vërehet që vatra, hiri e zjarri përdoren si simbol i familjes, i shtëpisë. («T’u shoftë zjarri në votër», «Mos paç zjarr në shtëpi»). Quhej mallkim i madh mungesa e zjarrit në një shtëpi.

  • Issue Year: 04/1984
  • Issue No: 02al
  • Page Range: 29-54
  • Page Count: 26
  • Language: Albanian