Accessory and economical constructions of the peasant family Cover Image
  • Price 4.50 €

Ndërtimet ndihmëse dhe ekonomike të familjes fshatare
Accessory and economical constructions of the peasant family

Author(s): Ali Muka
Subject(s): Customs / Folklore, Architecture, Geography, Regional studies, Agriculture, Economic history, Cultural Anthropology / Ethnology, Rural and urban sociology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; central Albania; mountains; peasant family; economical constructions; accessories;

Summary/Abstract: Në këtë artikull do të ndalemi në materialin e mbledhur në fshatrat e zonave malore të Shqipërisë së Mesme. Shumica e tyre përmenden në defteret osmanë të shek. XV dhe XVI. Në ta është fiksuar numri i banesave, i familjeve (përmes emrit të kryefamiljarëve) dhe i taksave që vilte pushtuesi. Këta tregues dëshmojnë se vendbanimet kanë qenë të ngulitura kohë më parë se të fiksoheshin në defterë. Nga natyra e taksave mësohet se veprimtaria bujqësore dhe blegtorale kanë luajtur rol parësor në jetën e banorëve. Me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në rrjedhë të kohës (rritje ose rrudhje), një pjesë e mirë e këtyre vendbanimeve kanë arritur deri në shekullin tonë me një natyrë të tillë të ngulitur, me një territor të përcaktuar dhe me një ekonomi të përzier bujqësore e blegtorale, me përparësi diku të njërës e diku të tjetrës. Mjaft kuptimplotë është mendimi i shprehur nga të moshuarit e këtyre zonave: «Jemi marrë me gja (nënkupto: blegtori - AM) e me bujqësi, se gjaja nuk të mban po nuk bane bukë.»

  • Issue Year: 06/1986
  • Issue No: 02al
  • Page Range: 63-79
  • Page Count: 17
  • Language: Albanian