With Uppercase Characters Cover Image
  • Price 4.50 €

Me shkronja të mëdha
With Uppercase Characters

Author(s): Ardian Vehbiu
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Uppercase Characters; Albania;Albanian Language;

Summary/Abstract: Më 6 shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti një fjalim të rëndësishëm, me titull “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe i pushtetit”, më pas të njohur edhe thjesht si “fjala e 6 shkurtit”; dhe që luajti rol parësor në shndërrimet e mëdha politike dhe sociale në vend, ose në çfarë mund ta quajmë edhe 1968-a e Shqipërisë. Fjalimi do të mbahet mend, mes të tjerash, edhe ngaqë aty lideri komunist shqiptar, duke iu drejtuar “masave punonjëse”, do të sanksiononte fletë-rrufenë, si formë kritike të komunikimit të këtyre masave me kuadrot drejtuese dhe në përgjithësi intelektualët. “Cilido pa frikë dhe me shkronja të mëdha të shkruajë çfarë mendon ai për punën dhe për njerëzit,” tha Enver Hoxha atje, shprehje të cilën më pas do ta shihje të afishuar kudo në vende publike, veçanërisht për të shënjuar – dhe autorizuar – hapësirat e afishimit të fletë-rrufeve.

  • Issue Year: 2014
  • Issue No: 32-33
  • Page Range: 218-229
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian