Nurseries pain Cover Image
  • Price 4.50 €

Fidanishtet e dhimbjes
Nurseries pain

Author(s): Ardian Vehbiu
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Nurseries pain ; Albania;

Summary/Abstract: Askujt nga refugjatët e marsit 1991 nuk i vente mendja që Italia mund të mos ua çelte dyert, ose t i kthente mbrapsht në Shqipëri. Mes të ikurve sundonte miti se Evropa në përgjithësi, dhe Italia në veçanti, do të mirëprisnin çdo orvatje shqiptarësh për t u arratisur, njëlloj siç kish ndodhur rregullisht në të shkuarën, të paktën që prej 1945-ës e këtej. Arratisja, qoftë edhe kolektive, duhej parë kështu edhe si gjest besnikërie ndaj Perëndimit. Ky mit ngushëllimtar gjeti mbështetje të madhe në ngjarjet e korrikut 1990, ose në të ashtuquajturën krizë të ambasadave , kur e gjithë bota e qytetëruar u deklarua në përkrahje të atyre që dëshironin të iknin prej Shqipërie. Për këtë arsye, zhgënjimi përballë trajtimit të ftohtë nga autoritetet italiane në 1991 si dhe indiferenca pak armiqësore e publikut italian do të luante andej e tutje rol të dorës së parë në motivimin e sjelljes së refugjatëve shqiptarë. Italia e marsit 1991 i rrethoi këta me gjithfarë muresh e gardhesh, reale dhe institucionale, ligjore dhe etike, duke u kujdesur para së gjithash që t ua pengonte ose kufizonte kontaktet me popullatën vendëse. Mediat ndërkohë nuk i kursyen përpjekjet për t i demonizuar të ardhurit. Shtresa e mesme italiane, e kushtëzuar nga alarmizmi i mediave, nuk tregoi ndonjë simpati të veçantë për masën e refugjatëve, në një kohë që biznesi privat nga ana e vet la të kuptonte se nuk kish nevojë për krahë pune. Në ato rrethana, më tepër Kisha dhe Mafia, iu gjendën shqiptarëve, secila në mënyrën e vet Kisha duke i ndihmuar të...

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 26-27
  • Page Range: 029-037
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian