DY DOKUMENTE TË PANJOHURA MBI JETËN E POETIT NEZIM BERATI (SHEK.XVIII) Cover Image

DY DOKUMENTE TË PANJOHURA MBI JETËN E POETIT NEZIM BERATI (SHEK.XVIII)
DY DOKUMENTE TË PANJOHURA MBI JETËN E POETIT NEZIM BERATI (SHEK.XVIII)

Author(s): Genciana Abazi-Egro
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: DOKUMENTE TË PANJOHURA ; POETIT NEZIM ; BERATI (SHEK.XVIII)

Summary/Abstract: Nezim Berati, është poeti për të cilin është shkruar dhe botuar më shumë nga poetët shqiptarë të shekullit XVIII të cilët shqipen e shkruan me alfabetin arab. Jeta e tij ndonëse ka filluar të ndriçohet që me botimin klasik të George von Hahn-it Studime shqiptare,* mbetet sërish plot me paqartësi. Madje edhe saktësia e të dhënave të publikuara deri më tani vihet në pikëpyetje si nga vetë krijimtaria e Nezimit, e cila në shumicën e rasteve ka edhe nota biografike, ashtu edhe nga dokumentacioni i kohës, i parë jo në mënyrë të shterueshme. Këto paqartësi janë reflektuar edhe në vetë emrin e poetit, i cili megjithëse asnjëherë nuk është bërë temë debati, ka njohur formulime të ndryshme në kohëra të ndryshme; deri në vitet ’50 të shekullit të kaluar ai njihet me emrin Nezim Berati, kurse më pas për të do të përdoren emrat, Ibrahim Nezimi dhe Nezim Frakulla. Në këtë artikull do të parashtroj dy dokumente të panjohura deri më tani, me të dhëna të reja mbi jetën dhe emrin e poetit, e thënë ndryshe mbi identifikimin e vendlindjes së tij dhe emrit që ai ka përdorur në dokumentet zyrtare të kohës. Ato janë dokumentet zyrtare të dy martesave që Nezimi ka kryer mes viteve 1748-1752, të cilat gjenden në regjistrat e Gjykatës së Sherijes të qytetit të Beratit, në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë.1 2 Martesën e parë Nezimi e ka kryer në vitin 1162 hixhri (1748-9) me Ismihanin nga Peqini, kurse martesën e dytë, tri vjet më vonë, më 1165 hixhri (1751-2) me Hatixhenë nga Bobrati. Nga dokumentacioni i gjetur deri më tani nuk dihen arsyet se përse ka kryer dy martesa dhe kjo mbetet një çështje e hapur për kërkime të mëtejshme. Ajo që mund të them me siguri është se statusi social i gruas së dytë (Hatixhesë nga Bobrati) ka qënë ka qenë më i lartë se i të parës. Kjo bëhet e qartë nga shuma e paguar për martesë, bashkëshoqërimi i saj me pajë, por edhe nga që përfaqësues i poetit në këtë procedurë zyrtare është myftiu i Beratit, Ataullah

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 265-271
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian