The SYndrome of Meke the Partisan Cover Image
  • Price 4.50 €

SINDROMI I PARTIZANIT MEKE
The SYndrome of Meke the Partisan

Author(s): Ardian Vehbiu
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: policies for culture; Meke ;Partisan Behaviour;

Summary/Abstract: Që një ditë do të më duhej t’ua prezantoja lexuesve figurën e partizanit Meke, kjo flet më mirë se çdo analizë a përsiatje për shndërrimet që ka pësuar publiku shqiptar gjatë tridhjetë vjetëve të fundit; dhe jo vetëm për shkak të këmbimit të brezave në skenë dhe vjetërimit të heronjve të dikurshëm. I konceptuar në krye si personazh i një poezie të këndshme të Dritero Agollit, mustaqelliu Meke ishte një partizan i thjeshtë nga fshati, kripur e bërë pastërma nga urtësia popullore, që me çlirimin e Tiranës kaloi një natë të paharruar në dhomën e perandorit Vittorio Emanuele III, në Pallatin e Brigadave. Më pas, kjo poezi do të shndërrohej në një film me metrazh të shkurtër, për t’u ngulitur kështu përfundimisht në imagjinatën kolektive të shqiptarëve. Në atë kohë Mekja u kremtua nga kritikët, e ndoshta edhe nga një pjesë e madhe e lexuesve, si simbol i marrjes së pushtetit nga klasat e shfrytëzuara; dhe historia e tij u lexua si versioni shqiptar, buzagaz, i atij momenti kur revolucionarët arrijnë më në fund të shpërthejnë dyert e sarajeve të pushtetit. Përkundrazi, ndeshja e kulturave në intimitetin e një dhome gjumi dhe ndrojtja e Mekes para një morie simbolesh, mesazhesh e modelesh që nuk i përkasin botës së tij katundare, ndihmonin doemos në suksesin e kësaj narrative të Agollit dhe, krejt tërthorazi, pikturonin fatin paradoksal të shqiptarëve në mes të Evropës për këdo që nuk stepej para këtij interpretimi. Shkrimtarët doemos nuk i mbajnë dot në fre heronjtë e rrëfimet e veta, as mund t’i kërkohet tani Dritero Agollit të ketë bërë alegori me Meken e atëhershëm; por historia e partizanit Meke ka zënë vend në mitologjinë kolektive të atij brezi shqiptarësh që, njëlloj si Mekja, ndrojtjen dhe inferioritetin para shkëlqimit të kulturës evropiane u orvatën ta kompensonin disi me ngushëllimin se, të paktën, ata ishin tani në kontroll të fateve të veta – e jo vetëm në politikë.

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 18
  • Page Range: 056-068
  • Page Count: 13
  • Language: Albanian