FROM MANUSCRIPTS TO CRITICAL PUBLICATIONS: ON THE PROCESS OF RECOGNITION OF THE LITERATURE OF THE BEJTEXHINJS Cover Image

NGA DORËSHKRIMET NË BOTIMET KRITIKE: MBI PROCESIN E NJOHJES SË LETËRSISË SË BEJTEXHINJVE
FROM MANUSCRIPTS TO CRITICAL PUBLICATIONS: ON THE PROCESS OF RECOGNITION OF THE LITERATURE OF THE BEJTEXHINJS

Author(s): Genciana Abazi-Egro
Subject(s): Cultural history, Albanian Literature, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian poets; Albanesische Studien; Albanian literature;

Summary/Abstract: Poetët shqiptarë të shekullit XVIII, të njohur rëndom me emrin bejtexhinj, për herë të parë përmenden në literaturë në librin klasik të Georg Hahnit, Albanesische Studien. Në vëllimin e dytë kushtuar disa sprovave të gjuhës shqipe, autori i ka kushtuar vëmendje edhe poetit Nezim Berati. Mirëpo ky botim i parë i poezive të Nezimit paraqitet problematik sepse të dhënat biografike janë të pasakta, kurse poezitë e dhëna për ilustrim, jo vetëm që janë produkt i një transmetimi gojor, por me përjashtim të poezisë nr. 8 nuk janë të Nezimit vetë. Madje shfrytëzimi i këtij materiali jo autentik ka bërë që Hahni, Nezimin ta klasifikojë tek poetët shqiptarë që kanë shkruar gegërisht, kurse poezitë e tij t'i japë të shkruara me alfabetin grek, dhe jo me atë arab që kishte përdorur vetë poeti. Pa u ndalur në një studim të hollësishëm të pasaktësive të Hahnit lidhur me Nezim Beratin, e mora këtë shembull për të treguar se sa komplekse dhe problematike ka qenë njohja e poetëve shqiptarë të shekullit XVIII, dhe, lidhur ngushtë me këtë, edhe studimi dhc prczantimi i tyrc opinionit shkcncor. Në të vërtctë, Hahni, në rastin c Nezim Beratit, pa dashur, ka vërtetuar shqetësimet për pasaktësitë dhe gabimet e mundshme të veprës së tij, të shprehura nga ai vetë në hyrjen e librit Albanesische Studien, ku shkruan "askush më mirë se ai (Hahni) nuk e di sa vështirë është të gjendet e vërteta në Shqipëri." Nga ana tjetër, këto të dhëna të pasakta të Hahnit kanë vazhduar të jenë të pranishme në studimet dhe botimet mbi letërsinë shqipe deri në vitet 30 të shekullit XX.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 169-184
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode