LITERARY COMMISSION OF SHKODRA AND STANDARD ALBANIAN Cover Image
  • Price 4.90 €

KOMISIA LETRARE E SHKODRËS DHE SHQIPJA STANDARDE
LITERARY COMMISSION OF SHKODRA AND STANDARD ALBANIAN

Author(s): Xhevat Lloshi
Subject(s): Language studies, Language and Literature Studies, Theoretical Linguistics
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: literary commission of Shkodra and standard Albanian; Shkodra Literary Commission;

Summary/Abstract: Për veprimtarinë historike të Komisisë Letrare të Shkodrës janë botuar mjaft shkrime, si dhe kanë dalë dy libra: Shekulli i Komisisë Letrare Shqipe në Shkodër (1916-1918) nga Tomor Osmani, botimi i fundit më 2016, një punim i gjerë dhe me dokumentim të plotë, si dhe një libër më i vogël nga Sheremet Krasniqi me titullin Komisia Letrare e Shkodrës (1916-1918), më 2004. Prandaj është e panevojshme të përsëris gjërat e përgjithshme tashmë të njohura. E para gjë që e vlen të vihet në dukje është se puna e Komisisë Letrare ishte vazhdimi i drejtpërdrejtë i Kongresit të Manastirit jo thjesht sepse u bë vetëm pak vite pas tij. Thelbi i kësaj vazhdimësie është se këto dy ngjarje madhore kishin të bënin me faktorin qenësor të jetës së një kombi: me ngritjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Kongresi i Manastirit përcaktoi se me çfarë shkronjash do të shkruhej Shpallja e Pavarësisë, kjo ishte një zgjidhje themelvënëse për njësinë e kombit, sepse përndryshe me çfarë shkronjash do të shkruhej ai dokument, apo që në hapin e parë ai shtet do të ishte i përçarë, domethënë i paqëndrueshëm, domethënë edhe në arenën ndërkombëtare i dyshimtë?

  • Issue Year: 2022
  • Issue No: 52
  • Page Range: 17-24
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian