Mythical Phenomena in Albanian Folk Cover Image
  • Price 4.50 €

Dukuri mitike në folklorin shqiptar
Mythical Phenomena in Albanian Folk

Author(s): Mark Tirta
Subject(s): Anthropology, Customs / Folklore, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Mythical Phenomena ; Albanian Folk

Summary/Abstract: Mitet dhe shfaqjet e ndryshme të tyre me rrënjë të mjegulluara nga kohët e lashta, kanë ardhur deri në kohën tonë, por shumë të copëzuara, të ndryshuara në brendi e në funksione. Janë shkrirë bashkë dukuri mitike nga më të ndryshmet. Por dallohen dhe rrënjët e tyre më të lashta, të cilat i zbërthejnë specialistët e mitologjisë krahasuese. Mitologjia, bashkë me besimet përkatëse, ka qenë në sistem kompakt para dy mijë e tre mijë vjetësh, sipas arealeve të caktuara; pra rrëfimet mitike, besime, rite të caktuara që i shprehin dhe i përforcojnë të parat, kanë në brendësi të kompleksit dhe një kod. Më vonë ky kompleks politeist pagan, në kushtet e zhvillimit shoqëror, të evoluimit etnokulturor të brendshëm, komunikimit më të dendur mes popujsh të ndryshëm fqinjë e jofqinjë, me zhvillimin e mëtejshëm të dijeve e të mendimit njerëzor, me shkrimet e librat, pësoi thërmim, u ndryshua; hynë aty praktika më të reja të lidhjeve sociale. Ky sistem i lashtë nga koha në kohë u zëvendësua nga mendësi e praktika më të zhvilluara. Por, nga ana tjetër, mitet e besimet, ritet, me zanafillë nga lashtësia, janë të pranishme si mbijetuese deri në shek. XX, të ndryshuara, të përziera me dukuri të ndryshme historike e shoqërore, me festa të ndryshme të vitit, me krijimet artistike brenda etnokulturës.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 059-067
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian