MBI IDENTITETIN ETNIK TË MILLOSH GJERGJ NIKOLLËS – MIGJENIT (1911-1938) PËRMES NJË LEXIMI TË RI TË POEZISË KANGË NË VETE
On the ethnic identity of Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni through a new reading of the Single Poem
Author(s): Kristaq JorgoSubject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: ethnic identity ; Millosh Gjergj Nikolla ; Migjeni ; Single Poem; Albania;Albanian Culture;
Summary/Abstract: Në esenë e vet “Poshtërimi në Ballkan”, Ismail Kadare ndër të tjera shkruan: “Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. […] Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendësuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë. Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar “tragjikisht”, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve, (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një “dashuri...
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2008
- Issue No: 25
- Page Range: 145-176
- Page Count: 32
- Language: Albanian
- Content File-PDF