SPIRO FLOQI - GJUHËTAR I SHQUAR SHQIPTAR (1920-1983) Cover Image
  • Price 4.50 €

SPIRO FLOQI - GJUHËTAR I SHQUAR SHQIPTAR (1920-1983)
SPIRO FLOQI - GJUHËTAR I SHQUAR SHQIPTAR (1920-1983)

Author(s): Remzi Përnaska, Emil Lafe
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: SPIRO FLOQI ; GJUHËTAR I SHQUAR SHQIPTAR ; 1920-1983

Summary/Abstract: Para tridhjetë vjetësh, më 12 prill 1983, u nda nga jeta njëri prej gjuhëtarëve më të shquar shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XX, dialektologu udhërrëfyes, sintaksologu i palodhur vështrimmprehtë, mësuesi, pedagogu i nderuar dhe gjurmuesi i veçantë shkencor, kolegu dhe miku ynë, i urti dhe i palodhuri Spiro Floqi. Lindi më 20 gusht 1920 në Korçë, në një familje me tradita atdhetarie, nga trungu i së cilës kanë dalë figura të shquara si Thanas Floqi, Kristo Floqi etj. Në vitin 1936 filloi mësimet në Liceun Kombëtar të Korçës, ku u shqua pothuajse çdo vit për rezultate të larta, sidomos në gjuhën franceze dhe latine. Në vitin e dytë fitoi çmimin e parë të Liceut në latinisht. Gjatë periudhës së studimeve kaloi dy klasa brenda një viti shkollor dhe arriti kësisoj ta kryente Liceun në 4 vjet. Gjatë atyre viteve gjeti dhe shoqen e jetës, nxënësen Efigjeni Vaso të lnstitutit Femëror të Tiranës.

  • Issue Year: 2013
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 005-012
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian