RlAKTIVIZIMI IDISA MJESHTËRIVE POPULLORE NË QYTETIN E SHKODRËS Cover Image
  • Price 4.50 €

RlAKTIVIZIMI IDISA MJESHTËRIVE POPULLORE NË QYTETIN E SHKODRËS
RlAKTIVIZIMI IDISA MJESHTËRIVE POPULLORE NË QYTETIN E SHKODRËS

Author(s): Ermela Broci
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: RlAKTIVIZIMI IDISA ; MJESHTËRIVE POPULLORE ; QYTETIN E SHKODRËS

Summary/Abstract: Duke iu referuar faktorëve natyrorë, historiko-kulturorë, atraktivë, ekonomikë, qyteti i Shkodrës është cilësuar si një nga zonat më me përparësi për zhvillimin e turizmit kulturor, ku, përveç të tjerave, një element atraktiv shumë i rëndësishëm është sektori artizanal. Shkodra është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuara prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e saj, numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikteve, si dhe paraqitjen estetike të objekteve, të cilat arritën kulme të pandeshura më parë. Megjithatë, në ditët e sotme, si në çdo vend tjetër të Shqipërisë, edhe ky qytet ka pësuar një ndryshim mjaft të dukshëm, në pamjen e të cilit vihet re modemia. Ndërkohë, edhe tradita nuk është zhdukur plotësisht, por madje, me punime të veçanta, vazhdon të jetë ekzistente dhe aktive. Sot, zona e Shkodrës duket se i është rikthyer zanatit të trashëguar nga të parët, për të prodhuar lloje punëdoresh, sidomos atyre të ushtruara nga gratë. Vitet e fondit, shtimi i numrit të turistëve ka nxitur përpjekjet e artizanëve shkodranë që t’u rikthehen traditave të mëparshme.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 319-332
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian