NDIHMESA E Q. HAXHIHASANIT NË FUSHËN E GJUHËSISË Cover Image
  • Price 4.50 €

NDIHMESA E Q. HAXHIHASANIT NË FUSHËN E GJUHËSISË
NDIHMESA E Q. HAXHIHASANIT NË FUSHËN E GJUHËSISË

Author(s): Valter Memisha
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: NDIHMESA ; HAXHIHASANIT ; FUSHËN ; GJUHËSISË

Summary/Abstract: Qemal Haxhihasani është një nga personalitet shkencore më në zë të albanologjisë së gjysmës të dytë të shekullit XX. Një pjesë e madhe e njerëzve, të lidhur drejtpërdrejt a tërthorazi me shkencën e kërkimin shkencor, e njëjtësojnë atë me studiuesin më dinjitoz në folkloristikën shqiptare. Por ai ka dhënë një ndihmesë shumë të madhe shkencore, të arrirë dhe të vyer, edhe në gjuhësi. Madje, në ndonjë fushë të saj, mund të themi se është edhe përudhës shkencor, si ajo në fushën e dialektologjisë në terren e të sociolinguistikës. Gjithashtu, kronologjia e punimeve të tij shkencore e akademike fillon me ato për gjuhësinë. Ai vjen me rreth 20 zëra studimorë në këtë lami, të cilët pavarësisht se kur janë botuar, u përkasin viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Brenda këtyre zërave dallohen studime të mirëfillta e të plota, kërkime e vjelje të drejtpërdrejta në terren, kumtime, artikuj shkencorë etj.1, studime që tregojnë se ndihmesa e Q. Haxhihasanit në gjuhësinë shqiptare del disakahësh:

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 186-196
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian