Këngët e kreshnikëve ndër shqiptarë: SHQYRTIME TË REJA Cover Image
  • Price 4.50 €

Këngët e kreshnikëve ndër shqiptarë: SHQYRTIME TË REJA
Këngët e kreshnikëve ndër shqiptarë: SHQYRTIME TË REJA

Author(s): Agron Xhagolli
Subject(s): Anthropology, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Këngët e kreshnikëve ; shqiptarë ; SHQYRTIME TË REJA

Summary/Abstract: 1. Këngët e kreshnikëve përbëjnë për shqiptarët një monument kulturor të trashëgimisë së tyre që nga periudha të hershme. Së brendshmi, këto krijime folklorike dëshmojnë se zanafilla e tyre lidhet me periudha të lashta të shoqërive parashqiptare. Tashmë edhe nga studiuesit shqiptarë të fushave të ndryshme është shprehur, përmes argumenteve bindëse, përfundimi i njëjtë apo i përafert, lidhur me periudhën e formimit të këtyre këngëve. Dhe dihet se, kur nga disa disiplina shkencore arrihet në të njëjtin përfundim, atëherë është dhe më e mundshme që të jetë qëlluar në shenjë. Sa për mbështetje të pohimit të mësipërm, po sjellim vetëm dy citime nga përfundimi ku kanë arritur studiues të ndryshëm. A. Uçi, duke bërë fjalë për thelbin e konfliktit në këngët e kreshnikëve te shqiptarët, ndër të tjera, shprehet: “Në fakt konflikti etnik iliro-arbëror me krajlët shkje përbën bazën konkrete historiko-shoqërore nga ku ka lindur bërthama e epikës sonë kreshnike... Në të njëjtën linjë është dhe etnologia A. Gjergji, e cila, nisur nga fusha e saj studimore, pas shqyrtimit të elementeve të lashta të këngëve të kreshnikëve, shprehet se: “...prania e këtyre elementeve të lashta na detyron që, në gjenezën e tij, të pranojmë një komponente të hershme, e cila i është përcjellë nga lashtësia kulturës mesjetare shqiptarë, komponente që ka lënë gjurmë, të cilat shtesat dhe përshtatjet që i janë bërë eposit shekujt e fundit i kanë zbehur mjaft, por nuk i kanë shuar dot”1 2.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 009-024
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian