RRJEDHORJA E SHQUAR SHUMËS NË SHQIPEN E MESHARIT TË BUZUKUT
THE LARGE LINE OF BUZUK'S MESHARI'S CURRENT EVENTS IN ALBANIA
Author(s): Mensur VokrriSubject(s): Lexis, Historical Linguistics, Albanian Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Accusative case; accusative form; plural number; ending, preposition; written Albanian; Meshari i Buzukut;
Summary/Abstract: Me këtë punim mëtojmë ta pasqyrojmë rasën rrjedhore të trajtës së shquar numër shumës në shqipen e Mesharit të Buzukut. Pra, në këtë punim do të shihet natyra e rrjedhores së shquar shumës në gjuhën e autorit tonë, duke e dhënë formën e saj, përkatësisht mbaresën dhe mjetin tjetër gramatikor me të cilin përdoret kjo rasë, parafjalën. Do të jepet pasqyra e plotë e përdorimit të rrjedhores përkatëse si parafjalore dhe joparafjalore dhe do të bëhet klasifikimi i mëtejshëm i përdorimit të kësaj rase me parafjalët e përdorura. Forma e rrjedhores së shquar shumës dhe përdorimet e saj do të shpërfaqen përmes shembujve të nxjerrë drejtpërdrejt nga hulumtimi i gjithë tekstit të Mesharit (1555). Më pas, për rasën e përmendur do të jepen statistikat e sakta në formë tabele ose grafiku. Sfondi kërkimor për këtë punim do të jetë vepra e Mesharit të Buzukut, e përgatitur nga E. Çabej me titullin Meshari i Gjon Buzukut (1555) Botim kritik Pjesa e dytë Faksimile dhe transkribim fonetik (1968). Këtë punim do ta realizojmë me metodën e përshkrimit e analizës dhe me atë sasiore e cilësore, përmes së cilave do të përpiqemi ta japim pamjen e përgjithshme dhe të plotë të rrjedhores së shquar shumës siç del në librin e parë të shqipes së shkruar. Nga ky punim priten rezultate konkrete, të sakta e të plota, përmes së cilave do të mundësohet shpjegimi, sqarimi dhe kuptimi i kësaj rase dhe natyrës së saj në shqipen e shek. XVI dhe veçantisë së saj kundruall rasave të tjera të sistemit rasor jo vetëm të shqipes së Buzukut, por edhe të shqipes së sotme.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2023
- Issue No: 41
- Page Range: 151-165
- Page Count: 15
- Language: Albanian
