U nda nga jeta prof. dr. Jorgji Gjinari (1931-2020)
Prof. dr. Jorgji Gjinari passed away (1931- 2020)
Author(s): Emil LafeSubject(s): Language studies, Albanian Literature, Obituary
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Jorgji Gjinari; Albanian Language and Literature;
Summary/Abstract: Më 7 gusht 2020 u nda nga jeta prof. dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar. Jorgji Gjinari kishte lindur në Berat më 1931, ku edhe kreu shkollimin fillor e më pas shkollën e mesme pedagogjike. Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë. U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955. Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas në kuadrin e Institutit të Shkencave. Së bashku me Engjëll Angonin (1928-2017) dhe Anastas Dodin (1933-2008), ishte ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në Shqipëri. Fusha kryesore e punës së Jorgji Gjinarit si gjuhëtar ka qenë dialektologjia: hulumtimi në terren i të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, hartimi i punimeve përshkruese për këto të folme dhe më tej vështrime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për struktura gjuhësore të dialekteve.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2020
- Issue No: 03-04
- Page Range: 237-238
- Page Count: 2
- Language: Albanian