Selman Riza – The founder of the Course on the old authors of the Albanian language  Cover Image
  • Price 4.50 €

Selman Riza - Themelues i Seminarit për autorët e vjetër të gjuhës shqipe
Selman Riza – The founder of the Course on the old authors of the Albanian language

Author(s): Emil Lafe
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Selman Riza ; old authors ; Albanian language ;

Summary/Abstract: Veprat e autorëve më të vjetër, me të cilët zë fill letërsia shqipe, d.m.th. Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani në Shqipëri dhe Lekë Matranga tek Arbëreshët e Sicilisë, përveç vlerave si krijime ku gjen shprehje epoka dhe personaliteti i krijuesit të tyre, janë një thesar i vërtetë edhe për studiuesin e gjuhës shqipe. Emrat e këtyre autorëve i njeh kushdo që ka kryer një shkollë të mesme dhe në antologjitë e letërsisë shqipe kanë zënë vend, herë më shumë e herë më pak, pjesë nga veprat që na kanë lënë ata. Që me themelimin e Universitetit të Tiranës, në degën e gjuhës shqipe është zhvilluar lënda e historisë së shqipes së shkruar, ku janë shpjeguar karakteristikat e gjuhës së këtyre veprave dhe nëpërmjet tyre është ndjekur evoluimi i shqipes së shkuar1. Studimet për gramatikën historike nuk mund të mendohen pa lëndën e këtyre veprave, e cila, bashkë me të dhënat e dialektologjisë, na jep mundësi të ndërtojmë një tablo pak a shumë të plotë të strukturës gramatikore të shqipes në vijat kryesore edhe për periudhën më të afërt paraletrare.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 047-056
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian