DR. ROLF KÖDDERITZSCH AS A SCHOLAR OF ALBANIAN (ON THE OCCASION OF THE 80TH BIRTHDAY) Cover Image

DR. ROLF KÖDDERITZSCH SI STUDIUES I SHQIPES (ME RASTIN E 80-VJETORIT TË LINDJES)
DR. ROLF KÖDDERITZSCH AS A SCHOLAR OF ALBANIAN (ON THE OCCASION OF THE 80TH BIRTHDAY)

Author(s): Emil Lafe
Subject(s): Obituary
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Albanian language; Dr. Rolf Ködderitzsch; In meoriam; Indo-European linguist;

Summary/Abstract: Gjuhëtari gjerman indoeuropianist dr. Rolf Ködderitzsch është i njohur për publikun shqiptar edhe si studiues i gjuhës shqipe e si profesor i degës së Gjermanistikës në Universitetin e Tiranës. Lindi në qytetin Osterfeld të landit Saksoni-Anhalt, më 8 prill 1941. Pas luftës familja e tij u shpërngul në Gjermaninë Perëndimore. Studioi për gjuhësi në Universitetin e Mynsterit (Münster), ku pati si profesorë edhe gjuhëtarët e shquar Ernst Dickermann dhe Karl Horst Schmidt. Në atë Universitet mori gradën shkencore Magister Artium (1966) dhe më pas gradën Doktor (1968). Profesori i tij Karl Horst Schmidt, përkrahës dhe frymëzues i studiuesve të rinj të zellshëm, e tërhoqi më pas në Universitetin e Bohumit (Bochum), dhe më tej në Institutin e Gjuhësisë të Universitetit të Bonnit, ku mori dhe titullin Këshilltar i lartë akademik (Akademischer Oberrat). Veprimtaria e tij e mëtejshme shkencore e mësimore u zhvillua në këtë Institut. Fushat kryesore të hulumtimeve të tij që nga studimet universitare janë keltologjia dhe sllavistika. Këtyre iu shtua më pas albanistika, studimi i gjuhës shqipe, të cilën e pati shumë për zemër. Ashtu si te albanologë të tjerë të mëparshëm me gjuhë amtare gjermanishten, edhe te Rolf Ködderitzsch-i studimi i gjuhës shqipe zgjoi pak nga pak një simpati e dashamirësi aktive për popullin dhe vendin e kësaj gjuhe.

  • Issue Year: 2021
  • Issue No: 51
  • Page Range: 303-308
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian