THE FIGURE OF SKANDERBEG BY ALBANIAN WRITERS Cover Image

FIGURA E SKËNDERBEUT TE SHKRIMTARËT E RILINDJES
THE FIGURE OF SKANDERBEG BY ALBANIAN WRITERS

Author(s): Emine Shabani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Skënderbeu; arketipi i heroit shqiptar dhe evropian; figura emblematike e shqiptarëve; frymëzim për artistët; poetët; piktorët; filozofët; historianët; klerikët shqiptarë dhe ata të huaj

Summary/Abstract: Pa dyshim se burimi i të gjitha informatave mbi jetën dhe bëmat e Skënderbeut është vepra e Barletit “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princit epirotas”. Shekulli XV ishte paralajmërues i shumë ndryshimeve historike dhe politike në hartën evropiane dhe ballkanike. Perandoria osmane e fuqizuar tashmë, kishte kohë që po përgatitej për ndërhyrje ambicioze ushtarake në tokat shqiptare, me theks të veçantë bregdetin e Shqipërisë, prej ku synonte të dilte në Romë. Këto ndërhyrje sollën ndryshime të dhimbshme për popullin e Arbrit në mesjetë. Marrja peng e djemve të Gjon Kastriotit ishte kthesa e fuqishme e fatit të Arbërisë drejt një rruge të kalvarit pesëshekullor deri në Pavarësi. Vepra e Marin Barletit reflekton ankthin, shpresën, krenarinë dhe pritjet e shqiptarëve dhe të tjerëve, për figurën e Skënderbeut si shpëtimtar. Historia e Skënderbeut, nga Barleti krijon përgjigje të thella universale ndaj veprës së tij, e vështruar nga aspekti antropologjik, kulturor dhe kombëtar, ai zbulon shqetësimet e zakonshme njerëzore e kombëtare, për mbrojtjen e tokës, gjuhës, kulturës dhe qenies shqiptare dhe jo vetëm. Libri pasqyron përvojën e jetës, vdekjes, rilindjes dhe triumfit të shpirtit shqiptar mbi ekspansionin turk në tokat arbërore. Skënderbeu është imazhi arketipor i gjithë shqiptarëve në vetëdijen turke dhe të tjerëve. Marrja peng e djemve, është gjithashtu ngjarje arketipore e të gjitha kohërave. Vepra e Barletit është burimi i vetëm i një historie rrënqethëse dhe krenare, e cila do të shpërndajë rrezet e një të vërtete historike dhe artistike për veprat e shumë autorëve shqiptarë dhe të huaj mbi bëmat e Skënderbeut. Ajo do t’i bashkojë rrëfimet e një kulture, me një tjetër dhe rrëfimet e një shkrimtari me një tjetër, duke u mbështetur në faktet historike dhe reale të veprës së Barletit. Duke filluar nga Frang Bardhi, Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Fan Noli, e deri te Henry Longfellow, e Përliçevi, Ivan Kukuljeviç Sakcinski, Ivan Gunduliç, madje edhe Vivaldi e Francouer, me operën për Skënderbeun. Ai do të bëhet frymëzim edhe për piktorët, skulptorët, muzikantët, shkrimtarët e klerikët si Giammaria Biemmi, Papa Piu, historianët, poetët e filozofët Ludvig Holberg, Sir William Temple, i përfshirë si personazh hero në përmbledhjen me përralla të Giambatista Basile, shkrimtarit italian të shek XVII, Camille Paganell, etj. I krahasuar me shtatë njerëzit më të rëndësishëm por pa kurorë mbretërore, në kohëra të ndryshme të historisë, si: Belisarius, Flavius Aetius, John Hunyadi, Gonzalo Fernández de Córdoba, Alexander Farnese dhe William-i i Qetë.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 20 - 25
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian, English