TRAGEDY OF TROJAN WOMEN FROM SENEKA, AN OVERVIEW Cover Image

TRAGJEDIA GRATË TROJANE NGA SENEKA, NJË KËNDVËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
TRAGEDY OF TROJAN WOMEN FROM SENEKA, AN OVERVIEW

Author(s): Emine Shabani
Subject(s): Social history, Greek Literature
Published by: University of Tetova
Keywords: The Trojan War;the general tragedy;the family and individual tragedy;the fate of the Trojan women;Hekuba;Andromache;Astynax;Polyxena;Cassandra

Summary/Abstract: Sikur të mos i kishte recituar vargjet epike të Luftës së Trojës, Homeri, sot nuk do të kishim as dhe këto vepra dhe mijëra të tjera intertekstuale e intermediale. Letërsia, por edhe historia e shkencat e tjera ruhen kur shkruhen! Ngjarje shumë e rëndësishme dhe tronditëse, për kohën kur u zhvillua, së cilës nuk i është zbehur lavdia edhe sot, madje mund të thuhet se është rikthyer më i fuqishëm debati për të kohëve të fundit, falë zhvillimeve teknologjike, që zbulojnë artefakte të reja që kanë të bëjnë me këtë periudhë dhe ngjarjet e implikuara, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Punimi synon zbërthimin e disa elementeve që lidhen fuqishëm me të kaluarën e shqiptarëve dhe popujve tjerë të ish gadishullit Ilirik, fiseve ilire, pellazge, e të tjerëve që jetonin në Azinë e Vogël. “Gërmimi” nën sipërfaqen e historisë nxjerr në pah shumë elemente interesante dhe me vlerë që me ndihmën e teknologjisë qoftë asaj digjitale (bibliotekave), ose eksploruese në sitet arkeologjike dhe krahasimet e simboleve fetare, totemike, kulturore e shkencore që kanë ekzistuar në lashtësi dhe vazhdimësia e tyre që arrin deri në kohët tona.

  • Issue Year: 7/2020
  • Issue No: 13-14
  • Page Range: 133-138
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian