DEPARTMENT OF ALBANIAN LANGUAGE AND LITERATURE OF THE UNIVERSITY OF TETOVA - FOCUS OF ALBANIAN LANGUAGE DEVELOPMENT AND PREPARATION OF EDUCATIONAL AND SCIENTIFIC FRAMEWORK (1994 - 2018) Cover Image

KATEDRA E GJUHËS DHE LETËRSISË SHQIPE E UNIVERSITETIT TË TETOVËS -VATËR E ZHVILLIMIT TË GJUHËS SHQIPE DHE E PËRGATITJES SË KUADRIT ARSIMOR E SHKENCOR (1994 – 2018)
DEPARTMENT OF ALBANIAN LANGUAGE AND LITERATURE OF THE UNIVERSITY OF TETOVA - FOCUS OF ALBANIAN LANGUAGE DEVELOPMENT AND PREPARATION OF EDUCATIONAL AND SCIENTIFIC FRAMEWORK (1994 - 2018)

Author(s): Berton Sulejmani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe; mësimdhënësit; Kulturë gjuhe; Gjuhë shqipe

Summary/Abstract: Në këtë kumtesë shkencore do të paraqesim rolin e Katedrës (ose Programit Studimor, siç po i thonë viteve të fundit) së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të UT-së që nga themelimi i saj (1994) e deri më sot (2018). Siç shihet, Katedra në fjalë ka hyrë në dekadën e tretë të punës së saj, andaj, edhe të përfshihen të gjitha aktivitetet dhe historiku 24-vjeçar i saj brenda një kumtese është sa e vështirë, madje e pamundur. Por, si mësimdhënës i rregullt dhe si shef i tanishëm i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe do të përpiqem që në vija të trasha të jap të dhëna për punën arsimore, shkencore e kulturore të saj. Profesorët e katedrës në fjalë janë edhe bartës të shumë aktiviteteve dhe ngjarje të rëndësishme të UT-së. Veç tjerash, ata janë bartës të punës 11-vjeçare të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, Konferencës së Fakultetit të Filologjisë (sivjet bëhen 4 vjet që kur ka filluar të organizohet) e shumë ngjarje të tjera, përvjetorë, shënime e manifestime që organizohen me rastin e festave të ndryshme kombëtare, si: 7 Marsi, Kongresi i Manastirit etj. Profesorët e kësaj katedre mbajnë edhe lëndën Kulturë gjuhe, Gjuhë shqipe, Gjuhë amtare (varësisht se si është e akredituar) në programet studimore të një numri të madh të fakulteteve të Universitetit të Tetovës.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 9-10
  • Page Range: 275 - 282
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian, English