ÇËSHTJA E PRINC VIDIT DHE POLITIKA GREKE
ÇËSHTJA E PRINC VIDIT DHE POLITIKA GREKE
Author(s): Ledia DushkuSubject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: ÇËSHTJA E PRINC ; VIDIT DHE POLITIKA GREKE
Summary/Abstract: Një ndër vendimet që Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori për Shqipërinë më 29 korrik 1913, ishte shpallja e saj “principatë autonome, sovrane e trashëgueshme, sipas rendit të parëlindjes, nën garancinë e të gjashtë Fuqive. Princi do të caktohej nga të gjashtë Fuqitë”* 1. Më 28 nëntor 1913, ditën e njëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Austro-Hungaria dhe Italia deklaruan të zgjedhurin e tyre2. Ai ishte gjermani i besimit protestant, Vilhelm Vidi (Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied). Më 3 dhjetor 1913, sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Jagov (Gottlieb von Jagow) njoftoi se kandidatura e tij për fronin e Shqipërisë ishte mbështetur edhe nga Fuqitë e tjera. Më 6 shkurt 1914, nëpërmjet një shkrese drejtuar gjithë ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Berlin, Vidi pranoi zyrtarisht fronin e Shqipërisë3.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2012
- Issue No: 03-04
- Page Range: 245-252
- Page Count: 8
- Language: Albanian
