Denounced Customs During XVII-XX Centuries Cover Image
  • Price 4.50 €

DOKE QË U DËNUAN GJATË SHEK. XVII-XX
Denounced Customs During XVII-XX Centuries

Author(s): Kahreman Ulqini
Subject(s): Anthropology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Denounced Customs ; XVII-XX Centuries

Summary/Abstract: Së pari dua të tërheq vëmendjen, se në këtë trajtesë do të përdor vetëm fjalën shqipe doke duke mënjanuar nga përdorimi fjalët zakon e adet1 me prejardhje të huaj. Doket janë sjellje të fiksuara ndaj një dukurie apo shfaqjeje në raste familjare e shoqërore, në lindje, në dasma, në vdekje, në festa, në lojëra e në argëtime, në prodhimtari etj., të cilat përcjellin jetën tonë të përditshme. Në doke ngjizen elemente të mendësisë, të psikikës, të ligjeve tradicionale, të besimeve fetare e të bestytnive. Janë të përgjithshme kur i përkasin trungut etnik që së bashku me gjuhën dhe elemente të tjera kulturore i dallojnë nga fqinjët, kurse të posaçmet lidhen me veçanti krahinore e fetare. Është e pamundur të dihen të tëra doket e popullit nga lashtësia deri më sot. Shumica i qëndruan valëve të jetës, disa evoluan, të tjera u mënjanuan dhe u harruan, të reja u shfaqën. Jam përqendruar në ato doke që u luftuan si dukuri negative gjatë shekujve XVII-XX, jo pse i kërkova të tilla, por pse janë historike, dëshmohen në burime të shkruara, ku tregohen goditjet e pësuara, mjetet e përdorura e këmbëngulja e popullit për t’i ruajtur. Ndonëse i përkasin viseve me popullsi kryesisht katolike, ruajnë vlera të përgjithshme, siç e tregojnë hulumtimet e shek. XIX-XX, në krahina të tjera.

  • Issue Year: 2006
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 032-047
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian