On the Publication of "The History of Skanderbeg" of Marin Barleti in Zagreb on 1743 Cover Image

Mbi Botimin e “Historisë Së Skënderbeut” të Marin Barletit në Zagreb më 1743
On the Publication of "The History of Skanderbeg" of Marin Barleti in Zagreb on 1743

Author(s): Zef Mirdita
Subject(s): History
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: The History of Skanderbeg ; Marin Barleti ;Zagreb :1743

Summary/Abstract: Dihet mirëfi lli se "mbi jetën dhe veprat e tij qoftë origjinale, qoftë ribotime dhe përkthime, janë shkruar mbi 400 vepra: bibliografi , studime, romane, drama dhe këngë; asnjë luftëtar tjetër i madh i asaj kohe, dhe ndoshta asnjë në përgjithësi nuk ka patur aq fat letrar"1 Megjithatë, përkundrejt kësaj fame dhe këtij admirimi të madh në mbarë botën , Skënderbeu na është ruajtur, në saje të veprave të veta me karakter e dimenzione, jo vetëm kombëtare, por ndërkombëtare, si fi gurë e pastër historike, pa mistifi kime. Disa kanë menduar2 se për famën e vet Skënderbeu duhet t’i falenderohet më shumë jetëshkruesit të tij, Marin Barletit, humanistit të madh shqiptar, se sa veprave të veta.Vërtetë, roli i Marin Barletit, në përhapjen e famës së Skenderbeut në breznitë e mëvonshme nuk mund të mohohet. Por, prapëseprapë nuk është edhe vendimtar. Edhe sikur mos ta kishte shkruar humanisti shkodran „Historinë e Skënderbeut“, historia do ta thonte fjalën e saj.Ajo i ka shënuar veprat dhe meritat e tij, duke na i dorëzuar në trashëgim. Për këtë na fl asin një seri vëllimesh të dokumentave në të cilat Skënderbeu paraqitet, jo vetëm si burrë shteti, strateg e luftëtar, por edhe si udhëheqës i një populli të vogël, i cili gjatë 25 vjetëve, jo vetëm që u ka bërë një qëndresë të pashoqe ekspeditave të ushtrisë osmane, por edhe duke ruajtur pavarësinë dhe lirinë me gjakun e derdhur të popullit, ka mbrojtur kulturën dhe civilizimin e botës perëndimore.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 06
  • Page Range: 135-141
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian