Censura dhe shtërpësia letrare Cover Image

Censura dhe shtërpësia letrare
Censura dhe shtërpësia letrare

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: Censura ; shtërpësia letrare

Summary/Abstract: Dua ta filloj fjalën time duke cituar një thënie të Niçes për objektivitetin e cila, në një farë mënyre, do të jetë lejtmotivi i ideve që do të shtjelloj: “Objektivitet – sipas Niçes - do të thotë mungesë personaliteti, mungesë vullneti, mungesë dashurie.” (Vullneti për Fuqi) Duke patur parasysh se vijmë nga një trashëgimi kulturore në të cilën është folur aq shumë për “të vërtetën objektive” qe buron vetëm nga materializmi dialektik dhe historik, apo edhe sot, kur përdoret shpesh për të cilësuar qëndrime sa më “të ekuilibruara” apo “të paanëshme”, kam frikë se shumëkujt mund t’i tingëllojë paradoksal apo i pakuptueshëm ky pohim. Por brenda tij ka një të vërtetë të rëndësishme. E vërteta e tij qëndron në atë se në shumë zgjedhje e gjykime që bën njeriu në jetë, ashtu sikurse edhe në krijimtarinë letrare dhe artistike, apo gjykimet dhe vlerësimet për të, nuk mund të bëhet fjalë për të vërteta objektive, por, përkundrazi, për të vërteta që kanë të bëjnë me përvojat e me formimin e individit, - edhe më fort kur bëhet fjalë për krijuesit, - pra, me ato që Niçe i quan “personalitet”, “vullnet” “dashuri”, pa të cilat vështirë të kuptohet identiteti i njeriut ose njeriu si subjekt.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 06-07
  • Page Range: 017-024
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode