Immigration - Development or Impoverishment Cover Image
  • Price 4.50 €

Emigracioni - zhvillim apo varfërim
Immigration - Development or Impoverishment

Author(s): Fatos Lubonja
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Immigration ; Development or Impoverishment ; Albania

Summary/Abstract: Këtë vit Parlamenti Evropian aprovoi, më në fund, heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në Tiranë kjo u festua në mënyrë të veçantë. U hodhën fishekzjarre dhe u mbajtën fjalime të zjarrta politike. Kolonat e fasadës së Pallatit të Kulturës, në Sheshin Skënderbej, u mbushën me flamuj të mëdhenj (të gjithë jo rastësisht në ngjyrën blu të partisë në pushtet) ku, në atë të qendrës, shkruhej: Pa viza në Evropë kurse nëpër të tjerët shkruheshin emrat e kryeqyteteve të mëdha të Evropës krahas kohës së fluturimit përdrejt tyre, duke transmetuar kështu idenë se tashmë, brenda një harku kohor prej një, dy, maksimumi tre orësh, shqiptarët do të mund të gjendeshin në Paris, Berlin, Romë, Athinë, Vjenë, Madrid, Zyrih e me radhë. Në semaforët e rrugëve të kryeqytetit u vendosën disa tabela ku shkruhej: Evropë e ku rrumbullakja e semaforit ku del drita jeshile koincidon me germën o të fjalës Evropë . Kryeministri Berisha shkoi posaçërisht në Krujë për ta quajtur këtë ngjarje si më të rëndësishmen në historinë e shqiptarëve, që nga koha e Skënderbeut.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 26-27
  • Page Range: 002-003
  • Page Count: 2
  • Language: Albanian