Selman Riza – Contributions  Cover Image
  • Price 4.50 €

Selman Riza - Kontribute
Selman Riza – Contributions

Author(s): Ethem Likaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Selman Riza ; Contributions ; Albania; Albanian Linguistic;

Summary/Abstract: Mendimi, pikëpamjet dhe teoria e profesor Selman Rizës e kapërcejnë fushën, për të cilën ai nga paria e gjuhësisë shqiptare njihet si zot. Janë teori, pikëpamje dhe arritje të kërkuara, të gjetura dhe të ngritura prej tij me vullnet dhe durim si rrallëkush në të vërteta bindëse. Kontributet e profesor Rizës janë të shumta dhe të mëdha, të shkruara dhe të shpërndara në një gjysmë shekulli. Në fushën e morfologjisë historike ai ngriti vepra lapidare. Siç dihet, Selman Riza shkroi këto vepra sistemore nga fusha e morfologjisë historike: Emrat në shqipe - Sistemi i rasave dhe tipat e lakimit; Nyjat e shqipes; Pronorët e shqipes; Dëftorët e shqipes dhe historiati i tyre. Për hartimin e tyre ndoqi radhën kohore për njohjen suksesive të sistemeve në ndihmë të njëri-tjetrit. Kështu, duke ndjekur logjikën e faktit që nyjat e shqipes dhe dëftorët, për vetë vendin e tyre periferik ndaj emrit, kanë luajtur një rol largvajtës në morfologjinë e tij (të emrit), fillimisht trajtoi pikërisht këto dy kategori, për të arritur te studimi i sistemit të rasave dhe tipat e lakimit të gjuhës shqipe.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 041-046
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian