VEPRIMTARIA E SEMINARIT NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE NË DRITËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE 1974-2000
ACTIVITIES OF THE INTERNATIONAL SEMINAR ON ALBANIAN LANGUAGE, LITERATURE AND CULTURE IN THE LIGHT OF ARCHIVE DOCUMENTS 1974-2000
Author(s): Nuridin AhmetiSubject(s): Cultural history, Social history, Albanian Literature, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Seminar; lectures; culture; language; literature; Albania; Kosovo; Pristina; researchers; foreigners; information; report etc.;
Summary/Abstract: Në vitin 1974 në Prishtinë, në kuadër të Fakultetit të atëhershëm Filozofik, nisi punën Qendra e Gjuhës Shqipe për të Huaj. Pas një viti, ky institucion emërohet si Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, sikundër njihet edhe sot e kësaj dite. Me rastin e fillimit të punës së Seminarit, Ministria e Punëve të Jashtme e Tiranës, Drejtoria V, nis një informacion për institucionet përkatëse dhe këtë organizim e vlerësojnë si institucion që i kapërcen kufijtë e jetës kulturale, me karakter politik, një ndërmarrje të pamenduar mirë nga ana e kosovarëve etj. Sipas përgatitësve të këtij informacioni, kjo nismë është e cytur nga, siç i quanin ata, revizionistët jugosllavë, ndërsa e vlerësonin si të panevojshme, sepse, sipas tyre, djep i vërtet i albanologjisë është Tirana. Nga ana tjetër, hartuesit e raporteve në Prishtinë e konsiderojnë Seminarin si një institucion të rëndësishëm të afirmimit ndërkombëtar të vendit, posaçërisht pas ngjarjeve të vitit 1981 që kishin filluar në Kosovë. Institucionet e Shqipërisë, konkretisht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd, për çdo vit dërgonte informacione në lidhje me veprimtarinë e Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare. Informacione të detajuara, në lidhje me veprimtarinë e Seminarit, Shqipëria e asaj kohe merrte edhe nga pjesëmarrësit e saj me kumtesa në Seminar. Këta studiues, pasi ktheheshin në Tiranë, dërgonin informacione në institucionet përkatëse në formë të shkruar. Gjatë viteve 1974-2000, nga Tirana, në Seminar me kumtesa morën pjesë: Mahir Domi, Shaban Demiraj, Qemal Haxhihasani e Jorgo Bulo më 1980; Mahir Domi, Androkli Kostallari, Zija Xholi e Jorgo Bulo më 1989 dhe në vitin 2000 nga Shqipëria morën pjesë: Jorgo Bulo, Jani Thomai, Bahri Beci, Tomor Osmani, Mehmet Çeliku, Shezai Rrokaj, Hëna Pasho, Çlirim Bodollari, Kolec Topalli, Hajri Shehu, Ali Xhiku, Floresha Dado, Kalara Kodra, Kristaq Jorgo e Spiro Gjoni. Për sa më sipër, ne gjatë viteve, kemi tubuar materiale arkivore në institucionet e rajonit, në lidhje me veprimtarinë Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, dhe mendojmë që këto informacione, në këtë vit jubilar të këtij institucioni t’i ndajmë edhe me të tjerët.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2024
- Issue No: 42
- Page Range: 333-354
- Page Count: 22
- Language: Albanian
