SHTRIRJA E VENDBANIMEVE MESJETARE MBI BAZEN E TOPONIMIT BARD BARL-BARZ BRENDA DHE JASHTË AREALIT TË DARDANISË
THE EXTENSION OF MEDIEVAL SETTLEMENTS BASED ON THE BARD BARL-BARZ TOPOTION INSIDE AND OUTSIDE THE AREA OF DARDANIS
Author(s): Iljaz RexhaSubject(s): Archaeology, Cultural history, Social history, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Of Medieval Settlements; Bard Barl-Barz Topotion ; Area of Dardanis;
Summary/Abstract: Kumtesa jonë ka për objekt trajtimi dhe shqyrtimi disa toponime parasllave të substratit të protoshqipes që janë regjistruar shumë pak në burime sllave të shek. XIII-XIV, ndërsa në mënyrë të hollësishme janë shënuar në regjistrat osmanë të shek. XV dhe XVI. Toponime këto, që në mungesë të gjurmëve epigrafike dhe atyre arkeologjike në mënyrë transparente, na dëshmojnë se gjatë adminstaratave të invaduesëve të huaj, emërtimet e këtyre toponimeve i kanë marrë nga goja e popullsisë shqipfolëse të cilat i ka emërtuar në gjuhën e vet popullore të protoshqipes. Po ashtu, do të sjellim edhe dëshmi të tjera toponomastike që dëshmojnë se kanë ekzistuar gjatë mesjetës disa vendbanime me dubleta, me nga dy emërtime, me ato të emërtuara me gjuhën popullore të shqipes dhe të riemërtuara në mënyrë administrative në gjuhën sllave, ku gjatë Mesjetës administrata sllave, emërtimet e toponimeve shqipe i ka eliminuar nga përdorimi zyrtar, në jetën e përditshme, por në kujtesën e popullsisë autoktone të etnisë së popullsisë arbërore -shqiptare ato janë ruajtur dhe kanë mbijetuar deri në Mesjetën e vonë. Në vijim do të sjellim vendbanime, toponime parasllave mbi bazën e substratit iliro- arban :Bard,, Barl, Barz. Dëshminë e parë për emrin Bardinus, me formë latine, na e jep historiani i njohur çek Konstantin Jireček, që e has në Pag të Dalmacisë, po ashtu te gjeografi arab Al-Idrisi është shënuar ononimi Mali Bard në fund të shek.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2023
- Issue No: 41
- Page Range: 463-485
- Page Count: 23
- Language: Albanian