SFIDA TË MËSIMDHËNIES SË LËNDËVE GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI NË KLASAT E ARSIMIT TË MESËMTË LARTË
CHALLENGES OF TEACHING ALBANIAN LANGUAGE AND LITERATURE IN HIGHER SECONDARY EDUCATION CLASSES
Author(s): Dhurata LamçjaSubject(s): Language acquisition, Sociolinguistics, School education, Higher Education , Sociology of Education
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: gjuhë shqipe; nxënës; shkollë; mësimdhënie; letërsi shqipe;
Summary/Abstract: Mësimdhënia është konsideruar sfidë e përditshme, e përhershme, por njëherazi që mban gjallë kërshërinë profesionale të vënies në provë të vetes si mësimdhënës dhe të nxënësve në brezin e vet, të aftësisë së përsosjes dhe latimit gjuhësor duke pasur në mendje vizionin e përgatitjes për një profesionist të së ardhmes. A mat prova e Maturës Shtetërore saktësisht dhe cilësisht arritjet, aftësitë dhe zotërimine gjuhës amtare? Nëse e kemi provuar në vite këtë mungesë në bazë të të cilëve prej modelesh ndërkombëtare do ta standardizojmë këtë provë dhe sa është gati terreni shqiptar për të. Hapësirat e përdorimit të gjuhës në Kurrikulën e AML dhe të të shkruarit si kompetencë më vete e përmbushin nevojën për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës në këtë terren global dhe në profesione që nuk mundemi t’i dimë, drejt të cilëve do të gjenden nxënësit tanë të sotëm. Përmes një hulumtimi cilësor, përmes përfundimeve të arritura pas vitesh vëzhgime dhe analiza marrim guximin t’i shqiptojmë këto sfida dhe të tentojmë të shtrojmë për përgjigje disa pyetje të cilat e duan shpejt një përgjigje. Një tezë për gjuhën shqipe dhe letërsinë e mbështetur vetëm në tekste shqip do ta orientonte dhe mësimdhënien dhe programet drejt një njohjeje më të thellë, qëmtimi më të hollë dhe pa dyshim drejt një qasjeje me kulturën amë me më shumë empati, pranueshmëri dhe forcim të ndërgjegjësimit për identitet kombëtar.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2023
- Issue No: 41
- Page Range: 435-446
- Page Count: 12
- Language: Albanian
