OBJEKTE TË KOMPETENCËS NDËRKULTURORE DHE PRAGMATIKA E RE E LEXIMIT: “AUTOMOBILI” NË LETËRSINË SHQIPE
OBJECTS OF INTERCULTURAL COMPETENCE AND THE NEW PRAGMATICS OF READING: “THE CAR” IN ALBANIAN LITERATURE
Author(s): Ermir XhindiSubject(s): Sociolinguistics, Albanian Literature, Theory of Literature, Stylistics, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Albanian literature; intercultural competence; automobile; Koliqi; Kadare; Kongoli; structural semiotics; identity; reading pragmatics;
Summary/Abstract: Për arsye relativisht të njohura, të rrethanave të posaçme, letërsia shqipe ka zhvilluar një përmasë të domosdoshmërisë funksionale, zakonisht ideologjike. Struktura e teksteve është kryer në lexim përmes një rendi veprimesh, që ia nënshtronte pragmatikën e vet kësaj “domosdoshmërie”, çka nënkupton përvetësimin në kompetencë të çdo elementi në shërbim të një kuptimi, që zakonisht ka qenë edhe qëllim i teksteve, edhe vullnet i lexuesit - edhe paragjykim i leximit kritik. Në këtë esencializim të pashmangshëm kuptimor ideologjik e filozofik të teksteve, elementet e strukturës janë “përpunuar” nga kompetenca, varësisht atij kuptimi, shpesh duke e përligjur vetë ekzistencën e tyre me atë funksion të varësisë. Qëllimi i kësaj pune është rimarrja e këtij diskutimi mbi statusin funksional të këtyre elementeve të tekstit në kompetencën e lexuesit, përkatësisht të një “semiotike të automobilit” si objekt ndërkulturor - i ngjashëm funksionalisht me plot elemente të tjera në letërsinë shqipe - për të hedhur dritë mbi natyrën e zhvillimeve ndërkulturore në kompetencën e lexuesit në shqip mbi një klasë qartësisht të ndërmjetme objektesh mes kulturash të ndryshme. Për një lexues të krijuar mbi hibride kulturore të kompetencës – si lexuesi shqiptar - kjo përpjekje vlen për të qartësuar një rrafsh të krahasueshëm të kompetencës ndërkulturore, të zhvillimeve të saj të brendshme, prej viteve ’30 kur automobili hyn në letërsinë shqipe me Koliqin (“Bylbylat e Plepishtit”), në letërsinë e realizmit socialist e në letërsinë e sotme shqipe. Puna synon të caktojë tipologji leximi të funksionit mbi vlerën semiotike të automobilit si objekt global, të vlerës së marrëdhënies që ai krijon në strukturë, duke sjellë, rrjedhimisht, edhe një pragmatikë të re të leximit (kritik), qoftë mbi disa aspekte të letërsisë së traditës, qoftë mbi letërsinë e sotme shqipe.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2023
- Issue No: 41
- Page Range: 269-278
- Page Count: 10
- Language: Albanian
