LEXUESIT E VETMUAR TË KADARESË DHE FUNDI I HOMOLOGJIVE MES LETËRSISË E LEXIMIT NË SHQIP
LONELY READERS OF THE CADARES AND THE END OF HOMOLOGIES BETWEEN READING LITERATURE IN ALBANIAN
Author(s): Ermir XhindiSubject(s): Albanian Literature, Theory of Literature, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Kadare; poetic norm of reading; "lonely" reader; literature - reading homology;
Summary/Abstract: Kumtesa synon të paraqesë një hipotezë mbi të ashtuquajturën "normë leximi" të Kadaresë. Në pikëpamjen tonë, periudha të ndryshme letrare përkojnë me konstrukte të ndyshme bashkësish leximi, përkatësisht me disa integrale strukturore të zbatuara në lexim, të cilat ndërtojnë normën poetike në përvojën e lexuesit. Me përpjekjen tonë, ne hulumtojmë mbi marrëdhënien mes një bashkësie të dhënë me një përvojë poetike të përkufizueshme poetike dhe veprës së Kadaresë. Vërejmë se, paradoksalisht, sa më e njësuar të jetë një normë e dhënë leximi, sa më i lartë të jetë intensiteti i përvojës për të shkuar drejt një kuptimi strukturor të përbashkët për anëtarët e bashkësisë, aq më i vetmuar përfshihet në ndërtimin e tekstit çdonjëri prej tyre. Mospranimi i "grupit", konfidenca, nevoja për 'vetmi', bëhet kusht dhe përmbajtje e ndërtimit të tekstit në lexim. Ne mendojmë, se kjo dukuri e rrallë për letërsinë shqipe, lidhet pikësëpari, me natyrën e teksit të Kadaresë, më tej, me veçoritë e normës poetike për leximin në shqip, e cila me Kadarenë - dhe e ndikuar nga leximi i përkthimeve - shënon shkëputjen e saj nga stadi romantik, kthesën e saj për të shkuar drejt një procesi autonom, përtej homologjive tradicionale mes letërsisë dhe leximit në shqip. Në kumtesë bëhen përpjekje për të shqyrtuar strukturën e 'vetmisë' në kuptimin poetik, si ndodh 'vetmia', me ç'mjete kryhet, hetohen kufijtë, natyra e saj, si cilësi e tekstit të Kadaresë apo si dukuri e përkohshme e një rrethane, vlerësohet e ardhmja e bashkësive të leximit prej individësh “të vetmuar” apo të 'veçuar', e ardhmja e normës poetike të leximit.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2021
- Issue No: 39.2
- Page Range: 0-0
- Page Count: 7
- Language: Albanian
