THE ALPHABET OF THE BERAT CODEX, THE POSSIBLE CONNECTION WITH THE ARDENICA ENGRAVING AND THE ELBASAN ANONYMOUS Cover Image

ALFABETI I KODIKUT TË BERATIT, NDËRLIDHJA E MUNDSHME ME GRAVURËN E ARDENICËS DHE ANONIMIN E ELBASANIT
THE ALPHABET OF THE BERAT CODEX, THE POSSIBLE CONNECTION WITH THE ARDENICA ENGRAVING AND THE ELBASAN ANONYMOUS

Author(s): Yll Rugova
Subject(s): Cultural history, Social history, Morphology, Lexis, Historical Linguistics
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Berat Codex; original alphabets; Albanian manuscripts; Ardenica Engraving; Anonymous of Elbasan;

Summary/Abstract: Alfabeti i Beratit, i njohur më parë edhe si alfabeti i Kostë Beratit për herë të parë është zbuluar në të ashtuquajturin Kodik të Beratit nga shekulli XVIII. Ky alfabet, që në këtë kodik ndeshet vetëm në tre rreshta tekst, duket të ketë veçori të përbashkëta me alfabete të përdorura në dy fragmente të tjera në shqip që vijnë nga periudha të ndryshme, njëri prej Elbasanit e tjetri prej Ardenicës pranë Fierit. Madje disa shkronja të këtij alfabeti, siç është vënë re rishtazi, janë përdorur edhe në mbishkrimin arumun të Ardenicës, duke e bërë këtë alfabet origjinal jo vetëm bazë për shkrimin shqip në një rreth më të gjerë gjeografik, por potencialisht edhe për një alfabet të parë origjinal për gjuhën arumune. Në këtë artikull do të ndjekim gjurmët e këtij alfabeti në dokumentet që kanë mbijetuar, duke dhënë edhe informata rrethanore që flasin për të në këtë periudhë. Njëkohësisht do të shikojmë shtrirjen e alfabetit të Beratit kundruall alfabeteve të tjera origjinale të gjuhës shqipe nga ky mes kulturor.

  • Issue Year: 2023
  • Issue No: 41
  • Page Range: 47-67
  • Page Count: 21
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode