POLISEMANTIKA E SIMBOLEVE ORIENTALE, KUPA, MANUSHAQJA, ZOGU DHE KOPSHTI NË VEPRËN E NAIM FRASHËRIT
THE POLYSEMANTICS OF ORIENTAL SYMBOLS, THE CUP, THE PANTONE, THE BIRD AND THE GARDEN IN THE WORK OF NAIM FRASHERI
Author(s): Blerina HarizajSubject(s): Semiotics / Semiology, Aesthetics, Albanian Literature, Theory of Literature, Stylistics, Sociology of Literature
Published by: Univeristeti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë
Keywords: Polisemantika; letërsia orientale; manushaqe; kupa; Naim Frashëri;
Summary/Abstract: Gjurmët e letërsisë orientale dhe veçanërisht asaj perse, në veprën e Naim Frashërit shihen edhe në përdorimin e figurave letrare apo motiveve nga ana e poetit. Studime të ndryshme që i janë bërë veprës së tij, kanë nxjerrë në pah përkimet, ndikimet dhe analogjitë mes tij dhe veprave të poetëve klasikë persianë. Qëllimi i këtij punimi është të analizojë këto ndikime dhe përkime mes poezisë së Naimit dhe veprave të poetëve sufitë persianë, vepra të cilat shihen edhe si një relacion intertekstual. Piktakimet mes simboleve të kupës, manushaqes, zogut, kopshtit etj, së Naimit dhe asaj persiane janë më se të dukshme, që tregojnë qartazi jo vetëm njohjen e thellë që ai kishte për letërsinë sufite, por edhe ndikimin që pati në krijimtarinë e tij. Pavarësisht transformimit që poeti iu bën këtyre figurave në varësi të ideve, ndjenjave apo veprimeve të ndryshme , të cilat krijojnë domethënien e përgjithshme të përfytyrimit, mesazhi u harmonizua me formën duke përftuar vlerë estetike.Përmes procesit të metaformizimit apo transformimit, poeti u ka dhënë këtyre simboleve shtresa të ndryshme kuptimore, duke i kthyer ato në figura polisemantike me përhapje më të gjerë se ajo e përftuar nga poezia persiane. Kupa kaltëroshe që shfaqet në një nga poezitë e Naimit nënkupton qiellin, i cili për poetin tonë nuk është thjesht një fenomen natyror, por mishëron Zotin, misteret dhe të fshehtat e kësaj bote. Ndërsa figura e zogut që risillet nga Naimi është përpunuar në formën e meditimit shpirtëror, në të cilën mendja e poetit e transformuar në një zog, kërkon të zbulojë të fshehtën hyjnore. Metoda e ndjekur është ajo historiko-krahasuese, e gërshetuar me disa elementë të analizës tekstuale, që na ndihmon për të patur një hulumtim sa më të saktë dhe korrekt në punimin tonë.
Journal: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Issue Year: 2021
- Issue No: 39.2
- Page Range: 0-0
- Page Count: 15
- Language: Albanian
