LEGATI I MUSLIM MULLIQIT Cover Image

LEGATI I MUSLIM MULLIQIT
LEGATI I MUSLIM MULLIQIT

Author(s): Shkëlzen Maliqi
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: LEGATI ; MUSLIM MULLIQIT ;

Summary/Abstract: Kjo ekspozitë e vizatimeve të Muslim Mulliqit është një përpjekje e ri-reflektimit dhe riaktualizimit të bardit të arteve pamore të Kosovës. Për këtë ri-aktualizim, kuratori Erzen Shkololli ka zgjedhur një qasje që do të mund ta quanim hyrje në laborator, ose vështrim nga laboratori i një artisti të madh. Në vend të pikturave dhe veprave që janë ekspozuar dhe reprodukuar shumë herë dhe që e kanë fiksuar një bindje se veprën e këtij bardi e kemi të njohur dhe edhe tejet të afërt, udhëheqësit e Galerisë Exit në Pejë kanë vendosur që të prezantojnë një pjesë të veprave të panjohura të Mulliqit. Ekspozohen disa dhjetëra vizatime, studime dhe skica për tablotë e mëdha pikturale. Këto punë janë nga periudhat e ndryshme të krijimtarisë së Mulliqit, prej atyre më të hershme, kur ka qenë nxënës ose student i artit, deri ato të fazave më të vonshme. Shumica e punëve nuk ka shënime për kohën kur janë realizuar, ndonëse nuk është problem bërja e një kronologjie në bazë të cikleve dhe stileve tashmë të njohura të mjeshtrit.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 10-11-12
  • Page Range: 184-186
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian