Aesthetics in Byzantium. Introduction Cover Image
  • Price 1.30 €

ESTETIKA NË BIZANT. PARATHËNIE
Aesthetics in Byzantium. Introduction

Author(s): Shkëlzen Maliqi
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Aesthetics in Byzantium ;. Introduction; Byzantium

Summary/Abstract: Shkencat historike me orientim evropocentrik për një kohë të gjatë i janë përmbajtur një paragjykimi, sipas të cilit civilizimi bizantin ka qenë një lloj mishi i egër aziatik në tokën e Evropës. Në të vërtetë, mendohej se Bizanti ka mbetur jashtë rrjedhave kryesore të historisë botërore dhe zhvillimit shpirtëror të njerëzimit, ndaj duhej të mbahej mend vetëm për të keq, si “tradhtar” dhe “varr” i Antikitetit. Përçmimi i historisë dhe i kulturës së tij arriti aso përmase saqë vetë nocionet Bizant dhe bizantizëm u bënë sinonime të gremisjes, obskurantizmit, dogmatizmit, fanatizmit fetar, despotizmit të tipit oriental, etj.1 Së këtejmi, shumë nga ata që u morën me Bizantin shpeshherë ndjenin një lloj neverie para se të hapnin Arkën e Pandorës të ideve bizantine, të cilën Evropa moderne kish vendosur që ta flakte në harresë. Mirëpo, vija injoruese e demarkacionit ndaj atij “mishi të egër aziat”, u tregua në shumë raste - sa herë që hulumtimet përparonin - e paqëndrueshme dhe një konstruksion i dhunshëm, i menduar që barra e “obskurantizmit mesjetar” të binte kryesisht mbi Bizantin. Ngase të gjitha hulumtimet objektive vinin në pah se, me paragjykimin evropocentrik për Bizantin, në thelb, pritej një nga rrënjët e vetë traditës evropiane (tjetër gjë që ai është “anësor” e “më pak i rëndësishëm”). Ky është shkaku që Bizanti u desh që të “rizbulohej” vazhdimisht. Le të përmendim vetëm një shembull: arti figurativ bizantin “u zbulua” dhe fitoi statusin e artit serioz vetëm së voni, domethënë atëherë kur u bë e qartë se nëpandehmën e popullarizuar, sipas të cilës arti figurativ evropian me Giotton kishte tejkaluar “bizantinizmin” dhe kishte arritur artin e mirëfilltë, fshihej një skematizëm naiv i universalizimit e absolutizimit të vetëm njërit nga konceptet e mundshme të artit.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 08
  • Page Range: 069-073
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian