FJALA SI NJËSI E LEKSIKUT SIPAS GJUHËTARIT HAJRI SHEHU
WORD AS A LEXICAL UNIT ACCORDING TO THE LINGUIST HAJRI SHEHU
Author(s): Orjeta BajaSubject(s): Language and Literature Studies, Theoretical Linguistics, Applied Linguistics, Lexis, Cognitive linguistics
Published by: University of Tetova
Keywords: word; lexicon; dictionary; lexicography; Albanian; concept
Summary/Abstract: Ndriçimi i konceptit për fjalën ka zënë një vend të konsiderueshëm në mjaft diskutime e studime nga shumë gjuhëtarë shqiptarë, kryesisht leksikologë e leksikografë. Një nga këta studiues, që i ka kushtuar gjithë veprimtarinë e tij shkencore fjalës shqipe, duke hulumtuar për vlerat, funksionet, veçoritë që e dallojnë këtë njësi, si dhe për përzgjedhjen e pasqyrimin në fjalorët shpjegues njëgjuhësh, në fjalorët dygjuhësh apo në fjalorët krahinorë, e sidomos për rolin e saj brenda sistemit leksikor e leksikografik, është profesor Hajri Shehu, një nga leksikografët tanë profesionistë më të spikatur. Objekt i këtij artikulli janë punime shkencore të gjuhëtarit H. Shehu mbi sistemin leksikor të shqipes kryesisht në revistën “Gjuha shqipe” (organ i Institutit Albanologjik të Prishtinës), si dhe përmbledhja e tij studimore me titull “Studime për leksikun dhe për leksikografinë e sotme shqipe” I (2015), me një tematikë të gjerë, referuar leksikologjisë e leksikografisë (sidomos leksikut popullor me vlerë potenciale për gjuhën e sotme shqipe), fjalëformimit në gjuhën shqipe e kulturës së gjuhës, që dëshmojnë qartë kompetencën e lartë shkencore të autorit. Ç’është fjala në konceptin leksikografik është çështja kryesore e punimit tonë, referuar këndvështrimit të leksikografit Shehu përmes veprimtarisë së tij gjuhësore – veprimtari që e vlerësojmë si një pasuri të çmuar kombëtare.
Journal: FILOLOGJIA - International Journal of Human Sciences
- Issue Year: 12/2024
- Issue No: 22-23
- Page Range: 230-238
- Page Count: 9
- Language: Albanian