SCIENTIFIC PAPERS OF PROF. EQREM ÇABEJ PUBLISHED IN MAGAZINE “JEHONA” OF SKOPJE Cover Image

SCIENTIFIC PAPERS OF PROF. EQREM ÇABEJ PUBLISHED IN MAGAZINE “JEHONA” OF SKOPJE
SCIENTIFIC PAPERS OF PROF. EQREM ÇABEJ PUBLISHED IN MAGAZINE “JEHONA” OF SKOPJE

Author(s): Berton Sulejmani
Subject(s): Language studies, Language and Literature Studies, Theoretical Linguistics, Historical Linguistics
Published by: University of Tetova
Keywords: Eqrem Çabej; Illyrian; Albanian language; “Jehona” magazine (Skopje); orthography; Latin elements

Summary/Abstract: Revista shkencore, artistike, letrare e kulturore “Jehona“, filloi të botohet në Shkup në vitin 1962 me dhjetë numra në vit. Si revistë e parë dhe e vetme në gjuhën shqipe pas Luftës II Botërore ndër shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (sot R. e Maqedonisë së Veriut) vazhdon të botohet edhe sot, por me më pak numra gjatë një viti (rreth katër numra). Në vitet kur filloi të botohet, sidomos gjatë viteve të 70-ta e 80-ta ka qenë tribune e mendimit krijues letrar e artistik, kulturor e shkencor. Ka pasur një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe afirmimin professional e shkencor të intelegjencies shqiptare në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në “Jehona” kanë botuar tregimet dhe poezitë e tyre shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Por, në këtë revistë, kanë botuar edhe punime e kumtesa shkencore gjuhëtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Profesor Eqrem Çabej në “Jehona” ka botuar këto kumtesa e studime gjuhësore: “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe” (1972, viti XI, nr. VII); “Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipe” (1972, viti X, nr. IX); “Elementet latine të gjuhës shqipe” (1974, viti XII, nr. IV); “Ilirishtja dhe shqipja” (1980, viti XVIII, nr. VII); “Romantizmi në Europën Lindore e Juglindore dhe në literaturën shqiptare” (1995, viti XXXIII, nr. IV, ky studim është shkruar më 1945 dhe pa dritën për here të parë në veprën: Eqrem Çabej “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” që u botua më 1994 në Tiranë. Kolegjiumi i redaksisë së revistës “Jehona” kanë shkëputur dhe kanë botuar pjesën e tretë të këtij studimi).

  • Issue Year: 12/2024
  • Issue No: 22-23
  • Page Range: 74-82
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode