- Cover Image
  • Price 4.50 €

Vështirësi të fëmijëve në kalimin nga gjuha e folur në të shkruarën
-

Author(s): Anila Çepani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Children difficulties ; language spoken ; shkruarën ; Albania; Albanian Language

Summary/Abstract: Gjuha e folur dhe gjuha e shkruar janë dy gjëra të ndryshme; ato ndryshojnë në strukturë dhe për nga mënyra e funksionimit. Gjuha e folur është e para: fëmijët mësojnë të flasin para se të mësojnë të lexojnë e të shkruajnë. Ata e përvetësojnë gjuhën duke e dëgjuar atë në mjedisin ku jetojnë dhe duke praktikuar atë çka dëgjojnë. Aftësia për të folur një gjuh ë të caktuar arrihet natyrshëm, jo duke i mësuar formalisht fëmijët me rregulla, siç mund të veprohet kur bëhet fjalë për gjuhën e shkruar. Kjo nuk bëhet menjëherë, por pak nga pak gjatë gjithë kohës. Sipas studiuesve fëmija është i aftë të përvetësojë në të folur edhe dy gjuhë njëherazi, nëse ai përballet paralelisht me to. Mësimi i të shkruarit është një hap më tej dhe fëmijës i duhet që sistemin e simboleve të fituar në të folur ta zhvendosë në gjuhën e shkruar. Pra, sistemi i gjuhës së shkruar përfshin marrëdhënien midis mjeteve simbolike dhe referentit1. Përvetësimi i leximit dhe i shkrimit nis zakonisht në moshën 6-vjeçare (disa fëmijë janë në gjendje të bëjnë atë më parë, disa më vonë), moshë e cila është e lidhur me fillimin e shkollimit formal. Kur hyjnë në shkollë, fëmijët janë mjeshtër të gjuhës së folur, dinë si ta përdorin atë në komunikim. Ata janë në gjendje të komunikojnë lirshëm me prindërit e tyre, mësuesit dhe me moshatarët duke përdorur gjuhën e folur për të arritur qëllimet e tyre. Ndryshe nga gjuha e folur, e cila merret natyrshëm nga fëmija, gjuha e shkruar është më komplekse dhe më e vështirë për t’u mësuar.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 178-185
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian