Parafjalët e gjuhës shqipe dhe kontributi i Mehmet Çelikut në këtë fushë
The prepositions of Albanian language and Mehmet Çeliku's contribution in this field
Author(s): Anila KananajSubject(s): Language studies, Morphology, Syntax, Lexis, Philology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian language; prepositions; Mehmet Çeliku;
Summary/Abstract: Parafjalëtjanë një kategori fjalësh mjaft e diskutuar në gjuhësi. Diskutimet kryesore kanë të bëjnë me statusin leksiko-gramatikor, përkatësisht sintaksor, në sintagmat ku ato shfaqen. Pjesa më e madhe e studiuesve tanimë i trajtojnë parafjalët si klasë funksionale, por një pjesë prej tyre pohojnë se ato bëjnë pjesë në klasën leksikore të fjalëve (Jackendoff 1973, O'Grady 1990) dhe disa të tjerë janë të mendimit që ato përbëjnë një klasë heterogjene, d.m.th. një grup parafjalësh janë fjalë funksionale dhe një grup tjetër i parafjalëve janë fjalë me natyrë leksikore (Zwarts 1992). Duke përdorur kritere semantike dhe sintaksore, Rauh (1993) dallon parafjalë leksikore dhe jo leksikore. Levin (1993) nxjerr në pah lidhjet semantike të foljeve me plotësat e tyre në anglishte, përfshi këtu plotësat parafjalorë. Pra, parafjalët mund të shihen edhe si lidhje semantike midis dy përbërësve. Englebert (1993) dhe një numër autorësh të tjerë i trajtojnë pafjalët në kuadër të morfo-sintaksës, pra nuk ka më një ndarje të prerë midis morfologjisë dhe sintaksës por trajtim në kufi të të dyjave.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2019
- Issue No: 03-04
- Page Range: 285-291
- Page Count: 7
- Language: Albanian