TRAJTIMIIRRETHANORIT NË GRAMATIKAT E SHQIPES: VËZHGIM HISTORIKO-KRITIK Cover Image
  • Price 4.50 €

TRAJTIMIIRRETHANORIT NË GRAMATIKAT E SHQIPES: VËZHGIM HISTORIKO-KRITIK
TRAJTIMIIRRETHANORIT NË GRAMATIKAT E SHQIPES: VËZHGIM HISTORIKO-KRITIK

Author(s): Anila Kananaj
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: plotës; ndajfoljor; rrethanor; kategori sintaksore; kritere semantike; kritere formale; nënkategorizim; kufij kategorialë të rrethanorit

Summary/Abstract: Trajtimi i kategorisë së rrethanorit në gramatikat e shqipes është një çështje e rëndësishme sintaksore, e cila nuk ka tërhequr mjaftueshëm vëmendjen e albanologëve shqiptarë. Nëpërmjet një vëzhgimi historiko-kritik, ky studim synon të paraqesë zhvillimin e mendimit gjuhësor për rrethanorin, duke nxjerrë në pah arritjet, njohjen me tipin e kritereve të përdorura dhe problemet që dalin në gramatologjinë shqipe në lidhje me këtë kategori, duke u mbështetur në disa gramatika që shënojnë disa pika referimi në gramatologjinë shqipe. Rezultatet e këtij studimi tregojnë se rrethanori në gramatikat e shqipes përbën një kategori heterogjene, gjë që reflektohet jo vetëm nga terminologjia dhe përkufizimet jo të njëjta, shpesh edhe brenda të njëjtës qasje gjuhësore, por së pari nga tipet e ndryshme të kritereve të zbatuara në këto gramatika për identifikimin, klasifikimin, dhe caktimin e kufijve të kësaj kategorie. Për më tepër, në këtë artikull shtrohet problemi i konceptimit të rrethanorit pikësëpari mbi kritere të reja sintaksore. Së fundi, studimi tërheq vëmendjen e gjuhëtarëve shqiptarë për nevojën e përditësimit teorik në hulumtimin e rrethanorit, kategori e cila duhet hetuar jo vetëm në gjuhën e shkruar, por sidomos në shqipen e folur, një kërkesë themelore e gjuhësisë bashkëkohore botërore.

  • Issue Year: 2012
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 117-136
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian