NATURE AND CULTURE IN MITRUSH KUTELI’S NARRATIONS Cover Image

NATYRË DHE KULTURË NË RRËFIMET E MITRUSH KUTELIT
NATURE AND CULTURE IN MITRUSH KUTELI’S NARRATIONS

Author(s): Neli Naço
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Rrëfimet e Mitrush Kutelit; natyra; kultura; miti; folklori

Summary/Abstract: Rrëfimi i Mitrush Kutelit përfaqëson një dukuri interesante në letërsinë shqiptare edhe sepse është në një lidhje organike me kulturën autentike shqiptare. “Kënaqësia e tekstit” buron nga një lidhje e pashkëputur me traditën, nga “riprekja” e teksturës autentike kulturore nëpërmjet tekstit të përpunuar të rrëfimit. Në disa raste kemi verifikuar shumë qartë praninë e binomit natyrë – kulturë sipas modelit të Lévi-Strauss-it në veprën e Kutelit. Ky fenomen është trajtuar shumë qartë në një nga hipostazat e tij nga Agron Tufa në artikullin e titulluar Kulturfilozofia e tregimit “Lumi i Madh” të Mitrush Kutelit. Por na është dukur interesant fakti që krahas këtij trajtimi fenomeni natyrë – kulturë është i përfaqësuar edhe me hipostaza të tjera në veprën e Kutelit. Kryesisht ne e kemi verifikuar atë veç rrëfimit të sipërpërmendur “Lumi i Madh” edhe në rrëfime të tjera me një natyrë krejt të ndryshme, por që na thërrasin me konceptin e kulturës nganjëherë në një hipostazë krejt simetrike si ajo që Lévi-Strauss-i jep në veprën e tij Tropikë të trishtë. Këtë ngjashmëri e kemi trajtuar kryesisht nëpërmjet krahasimit të konceptit Strauss-ian dhe konceptit kulturor të rrëfimit “Fshati im e pi rakinë”. Në një mënyrë më diskrete ky fenomen del edhe në rrëfimin “Kryengritje për lugat” ku personazhet bëhen bartës të kësaj lufte të brendshme që përfaqëson natyra dhe kultura. Në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër kemi ndërhyrjen e fenomenit në përgjithësi në konstruktin rrëfimor të veprës ndaj themi që ky fenomen është i rëndësishëm të trajtohet me koherencë sepse nuk është thjesht një fenomen që përfaqëson vetveten brenda rrëfimit, por në të njëjtën kohë konstrukton qartazi strukturat rrëfimtare të veprës së artit.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 362 - 368
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian