We kindly inform you that, as long as the subject affiliation of our 300.000+ articles is in progress, you might get unsufficient or no results on your third level or second level search. In this case, please broaden your search criteria.
Vepra “Vëzhgime, kërkime dhe studime në Temin e gjuhës shqipe” në dhjetë vëllime (me 4558 faqe), përmbledh veprimtarinë e plotë shkencore tonën (të botuar e të pabotuar) të kryer për më shumë se katër dekada (1972-2017). Gjatë kësaj periudhe kemi botuar ndër revista të ndryshme shkencore rreth 150 tituj, kemi marrë pjesë me referate e kumtesa në më shumë se 73 tubime shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, kemi botuar 20 vëllime të serisë me titull Studime gjuhësore, kemi hartuar gjithashtu dy tekste mësimore universitare. Të gjitha këto punime shkojnë rreth gjashtë mije faqe. Tash së fundi Qendra e Studimeve Albanologjike (QSA) ka botuar vëllimin “Studime për historinë e gjuhës shqipe” (Vepër e zgjedhur, Tiranë, 2010, f. 556).
More...
Më dt. 25 qershor 2018 u mbajt në sallën e Librit Akademik pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kolokiumi i radhës i organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. E ftuar kësaj here ishte studiuesja e mirënjohur Lucia Nadin, e cila prej vitesh përpilon gjurmime me interes në fushë të studimeve albanologjike, ndër të cilat përmendim parashtresat studimore mbi një autor me rëndësi si Marin Barleti, veprave të të cilit u referohen prej shekujsh historianë dhe studiues të periudhës së mesjetës së vonë shqiptare. Veçanërisht në vitin 2018 Nadin u paraqit me një sërë ligjëratash dhe paraqitjesh që kanë pasur objekt të tyrin jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe rinjohjen e figurës së tij në Venedik e rrethina, duke pasur parasysh të dhënat që ofrojnë një sërë disiplinash si historia e artit, historia e kishës dhe historia e teatrit italian. Pikërisht në këtë kontekst u zhvillua dhe kjo veprimtari me pjesëmarrjen e saj si referuese.
More...