Problems of the language of the heroic legendary epic specially in syntax Cover Image
  • Price 4.50 €

Çështje të gjuhës së epikës legjendare heroike sidomos në sintaksë
Problems of the language of the heroic legendary epic specially in syntax

Author(s): Mahir Domi
Subject(s): Language studies, Customs / Folklore, Syntax, Albanian Literature, Cultural Anthropology / Ethnology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; language; epic; syntax;

Summary/Abstract: Gjuha si mjet i shprehjes, në përgjithësi, po ashtu i realizimit të vlerave artistike të një krijimi letrar, përbën një objekt të rëndësishëm të studimit të letërsisë popullore. Gjuha e folklorit intereson si folkloristin, si gjuhëtarin, si teoricienin e letërsisë. Ajo formon një nënsistem në gjuhën e një populli, zë një vend të veçantë në të, duke qenë pjesë e saj, po me veçoritë e veta. Ky vend i veçantë lidhet me faktin se gjuha e folklorit pasqyron në mënyrë më të drejtpërdrejtë, më besnikërisht gjuhën e gjallë popullore, për pasojë edhe veçoritë e pasurinë e një gjuhe, po pa qenë e njëjtë, pa u identifikuar me gjuhën e folur të përditshme, pse është gjuhë pjesërisht e standardizuar, e kodifikuar në një masë ku më të madhe ku më të vogël, e përpunuar, duke qenë folklori krijimtari artistike, letërsi. Me të drejtë gjuha e poezisë popullore është quajtur si një etapë e caktuar në zhvillimin e formave gjuhësore letrare.

  • Issue Year: 04/1984
  • Issue No: 01al
  • Page Range: 11-29
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian