THE ROLE OF THE MEDIA IN COVERING THE ELECTION ACTIVITIES OF SERBIAN POLITICAL ENTITIES IN THE LOCAL MEDIA DURING THE 2014 PARLIAMENTARY ELECTIONS Cover Image

ROLI I MEDIEVE NË MBULIMIN AKTIVITETEVE ZGJEDHORE TË SUBJEKTEVE POLITIKE SERBE NË MEDIET VENDOR GJATË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE 2014-TË
THE ROLE OF THE MEDIA IN COVERING THE ELECTION ACTIVITIES OF SERBIAN POLITICAL ENTITIES IN THE LOCAL MEDIA DURING THE 2014 PARLIAMENTARY ELECTIONS

Author(s): Shpresë Mulliqi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: zgjedhjet; mediet; fushata zgjedhore; Lista serbe; monitorimi

Summary/Abstract: Një prej temave që zë vend të rëndësishëm në diskursin politik, por edhe atë të opinionkrijuesve, e që nxitë debate të vazhdueshme, është tema mbi mediet dhe rolin e tyre gjatë fushatës zgjedhore . Roli i medieve është i pakontestueshëm, ngaqë ato gjithashtu konsiderohen edhe si garantuese kryesore për funksionimin e demokracisë. Kjo, sepse, në ditët e sotme, më shumë se kurdoherë, subjektet politike publikut dhe votuesve potencial iu qasen më shumë përmes medieve se sa personalisht . Prandaj, mënyra në të cilën mediet e mbulojnë fushatën është e një rëndësie vendimtare, meqenëse mediet janë një burim i pashtershëm i informacionit dhe një platformë e rëndësishme për diskutim gjatë zgjedhjeve. Ndaj, ky punim e ka për qëllim që të sqarojë se si, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2014 në Kosovë, u mbulua fushata zgjedhore e partive serbe në vend, me theks të veçantë të Listës Serbe e cila, në këto zgjedhje u fut në zgjedhje, pa e fshehur ambicien që të bëhet pengesë e zhvillimit të institucioneve të Kosovës, sipas instruksioneve të Beogradit.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 197 - 210
  • Page Count: 14
  • Language: Albanian, English