THE ROLE OF INFORMATION TECHNOLOGY IN BUILDING THE IDENTITY OF DIASPORA Cover Image

ROLI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE NË NDËRTIMIN E IDENTITETIT TË DIASPORËS
THE ROLE OF INFORMATION TECHNOLOGY IN BUILDING THE IDENTITY OF DIASPORA

Author(s): Shpresë Mulliqi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: Diaspora; identiteti; teknologjia e informimit; komunikimi; globalizmi

Summary/Abstract: Zhvillimi i teknologjisë informative, digjitalizimi dhe konvergjenca e medieve si dhe komunikimi nëpërmjet tyre nga përfaqësues të shtresave të ndryshme dhe vendeve të ndryshme po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në formimin e identitetit të përbashkët të atyre që sot jetojnë të shpërndarë anekënd botës. Nëpërmjet eksplorimit të zhvillimeve në të kaluarën dhe tendencave aktuale, ky punim ofron një analizë gjithëpërfshirëse dhe shumështresore të jetës së shqiptarëve nëpër botë dhe ndikimit të teknologjisë dhe medieve në ruajtjen e identitetit kombëtar të tyre.Ky studim gjithashtu paraqet rolin e medies në ndërtimin e identitetit të diasporës dhe të atyre që kalojnë kufijtë ose që përkohësisht jetojnë jashtë sistemeve të komunikimit kombëtar, duke zbuluar gjithashtu në mënyra empirike se si ky raport është iniciuar dhe mbajtur në të vërtetë në jetën e përditshme, përkundër kompleksitetit të distancës hapësinore, duke krijuar mënyra të reja për të “jetuar së bashku” dhe duke vepruar transnacionalisht në epokën digjitale. Përdorimi i të dhënave të pasura të mbledhura në hulumtimin tonë shpalos marrëdhënien komplekse ndërmjet identitetit dhe medieve dhe tregon se si mediet bëhen agjentë të rëndësishëm për diasporën, identitetin dhe komunitetin në kohën e globalizmit.Në konkluzione të këtij studimi del se teknologjitë e informimit dhe qasja në mediet e ndryshme ua ka mundësuar shqiptarëve në diasporë (dhe jo vetëm atyre) që ta kontrollojnë se me kë duan të ‘lidhen’ ose ‘shkëputen’, qofshin këta individë apo dhe komunitete të tëra në lagjen e tyre ose në vende të largëta, apo ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar përkundër faktit se jetojnë në një hapësirë multikulturore dhe multietnike.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 9-10
  • Page Range: 259 - 270
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian, English