THE CONTRIBUTION OF VOJISLAV DANCETOVIQ FOR THE DIMINUTIVE SUFFIXES TO THE ALBANIAN NAMES Cover Image

KONTRIBUTI I VOJISLLAV DANÇETOVIQIT PËR PRAPASHTESAT E EMRAVE TË SHQIPES ME KUPTIM ZVOGËLUES
THE CONTRIBUTION OF VOJISLAV DANCETOVIQ FOR THE DIMINUTIVE SUFFIXES TO THE ALBANIAN NAMES

Author(s): Izmit Durmishi
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: kontribut; prapashtesa; diminutiv; gjuhë; trajtim

Summary/Abstract: Kumtesa që po shqyrtojmë ka të bëjë me kontributin e albanologëve të huaj për gjuhën shqipe, e veçanërisht me prurjet e Vojisllav Dançetoviqir për prapashtesat e emrave të shqipes me kuptim zvogëlimi, apo siç e quan ai “sufiksi diminutiv”.Çështja e fjalëformimit të shqipes është trajtuar nga guhëtarë të huaj dhe vendës edhe në të kaluarën. Për trajtimin e temave tilla, si dhe për shumë çështje të tjera albanologjike, mjafton të rikujtojmë sidomos kontributin e Gustav Majerit me veprën “Studime shqiptare”, Vjenë, 1883, Maksimilian Lambercit me veprën “Studime dialektore italo-shqiptare,”Getingen, 1924, Zqrem Çabejt me dorëshkrimin e veprës “Studime italo-shqiptare”, Vjenë, 1933, Gjergj Pekmezit me veprën “Gramatika e gjuhës shqipe”, Vjenë, 1908, si dhe shumë të tjerë, të cilët, kush më shumë e kush më pak, kontribuan në fushën e fjalëformimit dhe në fusha të tjera të dijes albanologjike. Përpos studimit të shqipes nga studiuesit vendës, prurjet për shqipen nga të huajt vazhduan deri ditët e sotme. Kësaj radhe veçuam ta shtjellojmë kontributin e Voisllav Dançetoviqit për sufiksin diminutiv të emrave të shqipes, pasi, siç ka vënë në dukje edhe vet autori, ky segment i fjalëformimit ishte trajtuar fare pak deri në vitet e 60-ta, ndoshta jo mjaftueshëm edhe sot.

  • Issue Year: 6/2019
  • Issue No: 11-12
  • Page Range: 79 - 84
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian, English